l;poshtme; V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8669, DATË

-Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan vendimet e mëposhtme;
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8669, DATË 26.10.2000, “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8669, datë 26.10.2000, “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
Sali Berisha
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8669, DATË 26.10.2000, “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000, “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 11
Komisioni Qendror i Regjistrimit, kryesohet nga zëvendëskryeministri. Mënyra e organizimit, funksionimit dhe përbërja e këtij Komisioni, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në shkronjën “ç”, fjala “prefektura” zëvendësohet me “qarqe”;
b) Pas shkronjës “ç” shtohen shkronjat “d”, “dh” dhe “e”, me këtë përmbajtje:
“ d) I rekomandon Këshillit të Ministrave aktet, ligjore dhe nënligjore, për kryerjen e regjistrimit.
dh) Ndan detyrat për institucionet e përfshira në procesin e regjistrimit.
e) Miraton kalendarin e veprimtarive të regjistrimit dhe pyetësorin e anketimit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS, DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË, PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS, dhe Devoll Hydropower, sha, si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS, DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË, PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS, dhe Devoll Hydropower, sha, si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Organet e pushtetit, vendor apo qendror, ndalohen të lëshojnë leje ndërtimi a licenca në ato sipërfaqe, që përfshihen në zonat e sigurisë, të cilat mund të përmbyten.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PЁR
KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK NË MËNYRË ELEKTRONIKE
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të pikës 3, të nenit 22, tё ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar, me propozimin e zëvendësministrit, Kёshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen me mjete elektronike.
2. Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik të nxjerrë udhëzimet përkatëse, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NЁ VENDIMIN Nr.1, DATЁ 10.1.2007, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PЁR MIRATIMIN E RREGULLAVE PЁR PROKURIMIN PUBLIK”,
TЁ NDRYSHUAR
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё neneve 27 e 75, të ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në “Rregullat për prokurimin publik”, që i bashkëlidhet vendimin nr.1, datё 10.1.2007, tё Kёshillit tё Ministrave, tё ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Shkronja “d”, e pikës 2, “Prokurimi i përqëndruar dhe organi qendror blerës”, të kreut 1, “Organizimi i prokurimit publik”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“d) Organi qendror blerës shqyrton dhe miraton specifikimet teknike, të dërguara nga autoritet kontraktore.
Nëse organi qëndror blerës gjykon se specifikimet teknike nuk janë përgatitur në përputhje me ligjin për prokurimin publik ose se mund të shkaktojnë dështim të procedurës së prokurimit, kryen rishikimin dhe modifikimin e tyre.
Për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, organi qendror blerës bashkërendon punën me specialistë të fushës, të institucioneve përgjegjëse, si dhe me specialistë të jashtëm, vendas ose të huaj, për unifikimin e specifikimeve teknike, në përputhje me standardet.
Nëse autoritetet kontraktore, në përcaktimin e të dhënave sasiore, kanë marrë për bazë çmime të ndryshme, për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, organi qendror blerës bashkërendon punën për testimin e tregut dhe përllogarit të dhënat sasiore, sipas fondit të vënë në dispozicion.”.
2. Shkronja “a”, e pikës 1, “Kufijtë monetarë”, të kreut II, “Rregulla të përgjithshme të prokurimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Në përputhje me nenin 27, të ligjin për prokurimin publik, kufijtë monetarë janë:
i. Kufiri i lartë monetar:
- 1 200 000 000 lekë, për kontratat e punëve publike;
- 200 000 000 lekë, për kontratat publike të shërbimeve dhe mallrave.”.
ii. Kufiri i ulët monetar:
- 12 000 000 lekë, për kontratat e punëve publike;
- 8 000 000 lekë, për kontratat publike të shërbimeve dhe të mallrave.”.
3. Në kreun III, “Dokumentet e tenderit”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
A. Në fjalinë e parë, të paragrafit të dytë, të shkronjës “ ë”, të pikës 2, “Informacion i përgjithshëm”, fjalët “... e cila llogaritet si diferencë e çmimit më të lartë,... ” zëvendësohen me “... e cila llogaritet si diferencë ndërmjet çmimit të kontratës dhe çmimit më të lartë,.. ”.
B. Në pikën 3, “Informacion i veçantë”, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në nënndarjen e dytë të nënndarjes “i”, “Për kapacitetet financiare dhe ekonomike”, të shkronjës “a”, “Kontratat për punë”, fjalët “...dhe ose raportet e menaxhimit financiar, të certifikuara nga një subjekt i jashtëm, i licencuar, auditimi;”, shfuqizohen.
b) Në nënndarjen “ii”, “Për kapacitetet teknike dhe profesionale”, bëhen ndryshimet, mëposhtme:
i) në nënndarjen e parë, fjalët “licencat profesionale” zëvendësohen me “licenca profesionale e shoqërisë”;
ii) nënndarja e dytë shfuqizohet;
iii) në nënndarjen e tretë, fjalët “...dhe për numrin e stafit drejtues...”, shfuqizohen.
c) Në nënndarjen e dytë, të nënndarjes “i” , “Për kapacitetet financiare dhe ekonomike”, të shkronjës “b”, “Kontratat e mallrave”, fjalët “..., dhe ose raportet e menaxhimit financiar, të certifikuara nga një subjekt i jashtëm, i licencuar auditimi;”, shfuqizohen.
ç) Në nënndarjen e dytë, të nënndarjes “i”, “Për kapacitetet financiare dhe ekonomike”, të shkronjës “c”, “Kontratat e shërbimeve”, fjalët “...dhe ose raportet e menaxhimit financiar, të certifikuara nga një subjekt i jashtëm, i licencuar auditimi;”, shfuqizohen.
4. Në fund të paragrafit të parë, të shkronjës “a”, të pikës 5, “Procedura me negociim, pa shpallje të njoftimit”, të kreut IV, “Llojet dhe përzgjedhja e procedurave”, pas fjalëve “...asnjë ofertë...” shtohen “...apo kërkesë e përshtatshme...”.
5. Në kreun V, “Zhvillimi i procedurave”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Shkronja “d”, e pikës 1, “ Njësia e prokurimit dhe urdhri për prokurim”, shfuqizohet.
b) Në pikën 2, “Hartimi i dokumenteve të tenderit”, bëhen këto ndryshime:
i. Në fund të shkronjën “b” shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, botimi i dokumenteve të tenderit do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.”.
ii. Në fjalinë e parë të shkronjës “ç” fjalët “... i emëruar në përputhje me shkronjën “d”, të pikës 1, të këtij kreu,...” zëvendësohen me “... i cili emërohet me urdhër të veçantë të titullarit të autoritetit kontraktor...”.
c) Në fund të shkronjës “d”, të pikës 3, “Dorëzimi i ofertave”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, dorëzimi i ofertave të operatorëve do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.”.
ç) Pas nënndarjes “i”, të pikës 4, “Hapja dhe vlerësimi i ofertave”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, procedura e hapjes dhe e vlerësimit të ofertave do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.”.
6. Në nënndarjen “Lista e shkurtër e kandidatëve”, të shkronjës “ç”, të pikës 3, “Shërbimet e konsulencës”, të kreut VI, “Zhvilllimi i procedurës së kërkesës për propozim, prokurimi me vlera të vogla, shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Fjalia “Lista e shkurtër përfshin të pakën 3 kandidatë” zëvendësohet me “Lista e shkurtër përfshin të paktën 2 kandidatë”.
b) Fjalia e fundit e kësaj nënndarjeje shfuqizohet.
7. Në fund të shkronjës “c”, të pikës 2, “Bashkimi i operatorëve”, të kreut VII, “Kushtet e përgjithshme për zbatim”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Kur oferta paraqitet nga një bashkim operatorësh, kushti i parë, i përcaktuar në paragrafin e shtatë, të shkronjës “a”, “Kontratat për punë”, të pikës 3, “Informacione të veçanta”, të kreut III, “Dokumentet e tenderit”, plotësohet nga anëtari, i cili ka përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në bashkim. Anëtarët e tjerë të bashkimit do të paraqesin kontrata të ngjashme, në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E ANËTARIT TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z. Kliti Ceca, anëtar i Këshillit të Statistikave, lirohet nga ky funksion.
2. Znj. Diana Shtylla emërohet anëtar i Këshillit të Statistikave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME E SHTESA NË VENDIMIN NR.558, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM DHE INSPEKTIMIT TË PËRGJITHSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.558, datë 16.8.2006, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për pagat e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Inspektimit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Brendshme”.
b) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Inspektimit të Përgjithshëm, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
c) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi (kolonat 4 e 5, të lidhjes nr.1) jepet sipas funksioneve, të përcaktuara në këtë lidhje.”.
ç) Pas pikës 5 shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:
“6. “Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët e shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Inspektimit të Përgjithshëm, të cilët punojnë në pocizione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së këtyre drejtorive dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh mbi pagën mujore, të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.’.
d) Pikat 5 e 6 numërtohen, përkatësisht, 7 e 8.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2009 do të përballohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Brendshme, në buxhetin e vitit 2009.
3. Ngarkohet ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij zbatimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES SË NGASTRAVE, TË EKONOMISË PYJORE “LUGINA E FANIT MADH”, MIRDITË, QË DO TË PËRDORET NGA “GRUPPO MINERARIO ALBANESE”, SHPK, PËR KARRIERA BAZALTESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Sipërfaqet në ngastrat 94/a, 94/b e 95, të ekonomisë pyjore “Lugina e Fanit Madh”, Mirditë, që do të përdoren nga “Gruppo Minerario Albanese”, shpk, për karriera bazaltesh, me sipërfaqe, gjithsej, 14.4 (katërmbëdhjetë pikë katër) ha, të hiqen nga fondi pyjor dhe nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në harta kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të bëjë çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe ta regjistrojë në sipërfaqe inproduktive (karrierë bazaltesh) në përputhje me pikën 9, të vendimit nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”.
3. Vlera e kësaj sipërfaqjeje pyjore të paguhet nga “Gruppo Minerario Albanese”, shpk, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Llogaritja e tarifave për heqjen nga fondi pyjor të bëhet sipas lidhjes 4, të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, “Gruppo Minerario Albanese”, shpk, të pyllëzojë, përpara se të fillojë veprimtarinë, me fondet e veta, 15 (pesëmbëdhjetë) ha, me pyje, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor.
Lloji i drurëve që do të mbillen, grafiku i mbjelljeve, mënyra e përmirësimit të kullotës caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila do të ndjekë realizimin e mbjelljeve deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar dhe të përmirësuar, sipas marrëveshjes që do të lidhë me kërkuesin.
5. Ngarkohen ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
KONTRATAT JASHTË QENDRAVE TË TREGTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kontratat jashtë qendrave të tregtimit, mbështetur në nenet 34 e 35, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, rregullohen sipas përcaktimeve të parashikuara në këtë vendim.
2. Dispozitat e pjesës VI, të kreut I, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, do të zbatohen edhe për kontratat:
a) furnizimit me mallra ose shërbime, përveç atyre, për të cilat konsumatori ka kërkuar vizitën e tregtarit, me kusht që, kur e ka kërkuar vizitën nuk dinte ose, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të dinte, se furnizimi me këto mallra ose shërbime të tjera ishte pjesë e veprimtarisë, tregtare apo profesionale, të tregtarit;
b) për të cilat është bërë një ofertë nga konsumatori, sipas kushteve të ngjashme me ato të parashikuara në pikën 1, të nenit 34, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, pavarësisht nëse, konsumatori është i lidhur ose jo nga oferta e tij, përpara pranimit të ofertës nga tregtari.
3. Njoftimi me shkrim, i dhënë nga tregtari për konsumatorin, për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, sipas pikës 3, të nenit 35, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, përfshin emrin dhe adresën e personit, ndaj të cilit mund të ushtrohet kjo e drejtë. Njoftimi ka të shënuar datën dhe të dhëna të veçanta, që mundësojnë identifikimin e kontratës. Konsumatorit i jepet njoftim:
a) me një dokument të veçantë, që përmban vetëm këtë njoftim, dhe të ndarë nga kushtet e përgjithshme të kontratës, nëse ka të tilla.
b) përpara lidhjes së kontratës ose në kohën e ofertës, së bërë nga konsumatori.
4. Njoftimi i konsumatorit për heqjen dorë nga kontrata bëhet me shkrim dhe ka të shënuar datën. Njoftimi dërgohet në adresën e treguar nga tregtari, përpara mbarimit të afatit, prej 14 ditësh kalendarike.
5. Dëshmia e dërgimit të njoftimit, sipas pikës 4, të këtij vendimi, është provë e mjaftueshme, për të vërtetuar jo vetëm se është bërë njoftimi i duhur, por edhe datën, kur ai është bërë.
6. Nëse konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë, sipas pikës 1, të nenit 35, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, malli, i cili është objekt i kontratës, i kthehet tregtarit brenda 5 ditëve, duke filluar nga data në të cilën konsumatori ka njoftuar tregtarin për vendimin e tij, për heqjen dorë. Çdo shumë e paguar nga konsumatori për mallrat ose shërbimet kompensohet nga tregtari brenda 15 ditëve, duke filluar nga e njëjta datë.
7. Kur çmimi i mallrave ose i shërbimeve është plotësisht a pjesërisht i mbuluar nga një kredi, të dhënë nga tregtari ose nga një person tjetër, dhe ka një lidhje të ngushtë tregtare ndërmjet kredidhënësit dhe tregtarit, marrëveshja e kredisë anulohet, pa shpenzim dhe penalizim për konsumatorin, nëse konsumatori ushtron të drejtën e tij, të heqjes dorë.
8. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
KONTRATAT NË LARGËSI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kontratat në largësi, bazuar në nenet 36, 37, 38 e 39, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, rregullohen sipas përcaktimeve të parashikuara në këtë vendim.
2. Për qëllime të këtij vendimi:
d) “Mjete të komunikimit në largësi”, përveç mjeteve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 36, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, janë, gjithashtu,:
i. radioja;
ii. videofoni (telefon me ekran);
iii. videotexti (mikrokompjuter dhe ekran televizori), me tastierë ose ekran të prekshëm;
iv. kompjuteri;
v. interneti;
vi. çdo mjet, i cili mund të përdoret për lidhjen e një kontrate të shitjes në largësi.
e) “Operator i mjeteve të komunikimit”, është çdo person, fizik a juridik, publik a privat, i cili, në tregtinë, biznesin ose profesionin e vet bën të disponueshëm për tregtarët një a më shumë mjete të komunikimit në largësi.
f) “Shërbim financiar”, është çdo shërbim i lidhur me veprimtarinë e institucioneve të kreditit, të shoqërive të sigurimit dhe atyre investuese, të tilla si:
i. Pranimi i depozitave ose mjeteve të tjera të pagesës;
ii. Huadhënia, përfshirë kreditë konsumatore, huatë hipotekore;
iii. Kontratat e qirave financiare;
iv. Transferimi i parave, dhënia dhe menaxhimi i lehtësive financiare;
v. Këmbimi valuator;
vi. Sigurimi dhe mbulimi i detyrimit;
vii. Pranimi, shpërndarja dhe/ose përmbushja e urdhrave e i dispozitave të shërbimeve përkatëse, sipas produkteve financiare: instrumentet e tregut të parasë, transferimi i letrave me vlerë, operacionet financiare/futures, opsionet dhe kurset e këmbimit valuator, si dhe lehtësitë e përqindjeve të interesit;
viii. Menaxhimi i portofolit të investimit dhe provigjionimi i investimeve të pranuara, për instrumentet e nëndarjes “viii”;
ix. Mbajtja dhe menaxhimi i letrave me vlerë;
x. Provigjonimi i depozitave të arkave të kursimit;
xi. Sigurimin e jetës;
xii. Çdo sigurim tjetër, me përjashtim të atij të përmendur në nëndarjen “xi”;
xiii. Sigurimi i fondit të investimeve;
xiv. Sigurimi shëndetësor;
xv. Skemat e pensioneve personale.
3. Mjetet e komunikimit në largësi, që e lejojnë tregtarin për të pasur një komunikim individual me konsumatorin, përveç atyre të përcaktuara në nenin 39, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, do të përdoren nga tregtari, me kusht që konsumatori të mos ketë shprehur qartë mospëlqimin e tij për përdorimin e tyre.
4. Tregtari, përpara lidhjes së kontratës, jep, në një kohë të arsyeshme, të dhënat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, si edhe këto të dhëna:
d) Adresën e tregtarit, në rast se kontrata kërkon pagesë paraprake;
e) Kostot postare dhe të transportit, për dorëzimin e mallit, si dhe të gjitha taksat, që nuk përfshihen në çmimin e mallit apo të shërbimit;
f) Koston e përdorimit të mjeteve të komunikimit në largësi, kur llogaritet në mënyra të ndryshme nga norma/mënyra bazë;
g) ç) Periudhën për të cilën çmimi i caktuar mbetet i vlefshëm;
h) Kohëzgjatjen minimale të kontratës, në rastin e kontratave për furnizim, të përhershëm ose periodik, të mallrave apo shërbimeve;
i) dh) Masat për përmbushjen e kontratës.
5. Informacioni i përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, duhet të jepet në mënyrë të qartë e të kuptueshme, me çdo rrugë të përshtatshme të mjeteve të komunikimit në largësi, duke shprehur karakterin tregtar të ofertës, në përputhje me parimet e mirëbesimit të transanksioneve tregtare, praktikave të mira tregtare dhe legjislacionit në fuqi, për mbrojtjen e personave, të cilët nuk janë në gjendje të japin miratimin e tyre.
6. Në rastin e bisedave telefonike, tregtari, që në fillim paraqet veten te konsumatori, si dhe i njofton atij qëllimin tregtar të telefonatës.
7. Tregtari i konfirmon konsumatorit, me shkrim ose me ndonjë mjet tjetër, të qëndrueshëm, informacionin e përcaktuar në pikën 1, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, si dhe në pikën 4, të këtij vendimi, në një kohë të arsyeshme gjatë zbatimit së kontratës dhe jo më vonë se çasti i dorëzimit, nëse mallrat nuk iu dorëzohen palëve të treta, të lidhura me to.
8. Kërkesa e përcaktuar në këtë pikë nuk zbatohet vetëm në rast se, përpara lidhjes së kontratës, konsumatorit i është dhënë ky informacion, me shkrim ose me ndonjë mjet tjetër, të qëndrueshëm, të disponueshëm dhe të pranueshëm për të.
9. Informacioni që i jepet konsumatorit sipas pikës 7, të këtij vendimi, përmban:
d) Emrin e tregtarit dhe adresën e biznesit të tij, ku konsumatori mund të paraqesë çdo ankesë;
e) Të drejtën e konsumatorit për të hequr dorë nga kontrata, si dhe kushtet e procedurat për ushtrimin e kësaj së drejte;
f) Kushtet për anulimin e kontratës, kur kjo ka një afat/kohëzgjatje të pacaktuar ose ka afat më të gjatë se një vit;
g) ç) Të dhëna për shërbimet pas shitjes dhe garancinë.
10. Dispozitat e pikave 7 e 8, shkronjat “c” e “ç”, nuk zbatohen ndaj shërbimeve, të cilat janë kryer nëpërmjet përdorimit të mjeteve të komunikimit në largësi, kur ato janë siguruar vetëm në një rast dhe janë faturuar nga operatori i mjeteve të komunikimit në largësi.
11. Dispozitata e pikës 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, nuk do të zbatohen për kontratat e mëposhtme:
d) Për kushtet e shërbimeve, kryerja e të cilave ka filluar me një marrëveshje të shpejtë të konsumatorit dhe ka përfunduar përpara afatit prej 14 ditësh kalendarike, të përcaktuara në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”;
e) Për furnizimin e mallrave ose të shërbimeve, çmimi të cilave varet nga luhatjet në tregjet financiare, që nuk mund të kontrollohen nga furnizuesi;
f) Për furnizimin e mallrave sipas specifikimeve të konsumatorit apo personalizimit të qartë, ose të cilat, për shkak të natyrës së tyre, nuk mund të kthehen apo kanë mundësi të prishen a t’u përfundojë shpejt afati;
g) ç) Për furnizimin e regjistrimeve audio e video ose të programeve kompjuterike, të cilat janë hapur nga konsumatori;
d) Për furnizimin e gazetave, të revistave dhe botimeve të tjera periodike;
h) dh) Për lojërat e fatit dhe shërbimet e lotarisë.
12. Në rastet kur tregtari nuk arrin të përmbushë detyrimet e veta, për dhënie informacioni, të përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi, ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata brenda tri muajve nga data e marrjes së mallrave ose nga data e lidhjes së kontratës, për ofrimin e shërbimit.
13. Kur informacioni, sipas pikës 7, të këtij vendimi, i është dhënë konsumatorit brenda një periudhe trimujore, sipas pikës 11, të këtij vendimi, afati prej 14 ditësh kalendarike, i përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, do të fillojë në çastin e marrjes së informacionit.
14. Kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë, të përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, tregtari është i detyruar të kthejë shumën e paguar nga konsumatori brenda 30 ditëve, duke filluar nga data në të cilën konsumatori ka ushtruar të drejtën e heqjes dorë.
15. Konsumatori mban në mirëbesim mallin e marrë nga tregtari, në cilësinë dhe sigurinë e duhur, gjatë afatit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
16. Në rast anulimi të marrëveshjes së kredisë, sipas përcaktimit në pikën 4, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, konsumatori nuk i paguan tregtarit ose palës kredituese asnjë shpenzim a kompensim.
17. Çdo kusht i kontratës, për të cilin është rënë dakord ndërmjet palëve, që kundërshton dispozitat e pikës 4, të nenit 37, të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, është e pavlefshëm dhe shfuqizohet.
18. Kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në largësi për shërbimet financiare, ai paguan tregtarin, brenda 14 ditëve kalendarike, vetëm nëse:
d) shuma i përgjigjet çmimit të shërbimit financiar, të dhënë efektivisht nga shitësi, përpara ushtrimit të së drejtës së heqjes dorë, pavarësisht nga çasti i heqjes dorë;
e) kostoja e shërbimit financiar, e dhënë efektivisht nga tregtari, varet nga koha në të cilën është ushtruar e drejta e heqjes dorë, një shume që i jep mundësi konsumatorit të llogarisë çmimin, që duhet paguar nbi një normë bazë, për periudhën ndërmjet datës në të cilën është lidhur kontrata dhe datës në të cilën konsumatori ushtron të drejtën e tij të heqjes dorë.
f) Në të dyja rastet e përshkruara në shkronjat “a” e “b”, të kësaj pike, shuma për t’u paguar nuk duhet të jetë e tillë, që të interpretohet si penalizim.
19. Tregtari vë në dijeni konsumatorin, në mënyrë të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, për vlerën, në bazë të së cilës është llogaritur çmimi, që do të paguhet nga konsumatori, sipas shkronjës “b”, të pikës 17, të këtij vendimi.
20. Nëse tregtari nuk provon se ai e ka vënë në dijeni konsumatorin për çmimin e shërbimit financiar, konsumatori nuk është i detyruar të paguajë shërbimet e dhëna nga tregtari, në rast se ai ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në largësi për këto shërbime.
21. Nëse një tregtar nuk arrin të përmbushë, nga ana e tij, një kontratë, mbi bazën që mallrat ose shërbimet e porositura janë të padisponueshme, ai vë në dijeni konsumatorin dhe i kompenson çdo shumë të paguar, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data në të cilën tregtari duhej të kishte përmbushur detyrimet kontraktuale.
22. Tregtari mund t’i sigurojë konsumatorit mallra dhe shërbime me cilësi dhe çmim ekuivalent, me kusht, që kjo mundësi të ishte marrë parasysh qartësisht përpara lidhjes së kontratës ose të ishte përfshirë në kontratë. Në këtë rast, tregtari vë në dijeni konsumatorin për këtë mundësi, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
23. Kostoja e kthimit të mallrave, në vijim të ushtrimit të së drejtës të heqjes dorë, për rastet e përmendura në pikën 21, të këtij vendimi, i ngarkohet tregtarit dhe konsumatori duhet të njoftohet për këtë.
24. Barra e provës për detyrimet e tregtarit për të vënë në dijeni, sipas pikave 4, 7, 18, 20 e 21, të këtij vendimi, për miratimin e konsumatorit për lidhjen e kontratës dhe, kur është e arsyeshme, për përmbushjen e saj, bien mbi tregtarin.
25. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
26. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “UFO DENTAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e shkollës së lartë universitare private “UFO dental”, Tiranë, për hapjen e programeve të studimit, të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) Gazetari, me profil:
i) Marrëdhënie me publikun dhe marketing;
ii) Drejtim dhe menaxhim i mediave;
iii) Gazetari ndërkombëtare.
b) Marrëdhënie ndërkombëtare, me profil:
i) Politika e jashtme dhe diplomacia;
ii) Integrim evropian;
iii) Studime ballkanike, studime për sigurinë.
c) Administrim publik, me profil:
i) Pushtet ekzekutiv;
ii) Qeverisje vendore;
iii) Hapësira publike evropiane;
iv) Politika dhe menaxhimi shëndetësor.
ç) Menaxhim bankar:
d) Administrim biznesi.
2. Kohëzgjatja normale e programeve të studimit, të ciklit të dytë, do të jetë 2 vite akademike, me plotësimin, së paku, të 120 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në fushën e arsimimit të kryer.
3. Lejimin e shkollës së lartë universitare private, “UFO dental”, me seli në Tiranë, për hapjen e programit të studimit, “Master i nivelit të parë”, në:
a) e drejta tregtare.
4. Programi i studimit “Master i nivelit të parë” është pjesë e studimeve të ciklit të dytë, me, së paku, plotësimin e 60 krediteve. Në mbarim të programit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP) në fushën e arsimimit dhe të trajnimit të kryer.
5. Ngarkohet shkolla e lartë universitare private, “UFO dental”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një personel akademik, me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialitetit.
6. Shkolla e lartë universitare private, “UFO dental”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
7. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
8. Shkolla e lartë universitare private, “UFO dental”, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË SHKOLLËN E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “UNIVERSITETI EVROPIAN I TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44/2, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Lejimin e shkollës së lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, me seli në Tiranë, për të ofruar programe studimi, të ciklit të dytë.
2.Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, do të ofrojë programe studimi, të ciklit të dytë, të cilat do të realizohen me, së paku, 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale, 2 vite. Në përfundim të studimeve do të lëshohet diplomë E nivelit të dytë (DND), në fushën e arsimimit të kryer. Programet e studimit të ciklit të dytë do të ofrohen me kohë të plotë, në fushat:
a) “Financë – bankë”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Banka dhe tregje financiare ose Ekonomi-financë.
b) “Administrim biznesi”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Biznes marketing, Administrim publik ose Ekonomi evropiane.
c) “Shkenca politike”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Politikë e krahasuar ose Teori politike.
ç) “Marrëdhënie ndërkombëtare”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Organizata ndërkombëtare ose Studime strategjike.
d) “Komunikim – Marrëdhënie publike”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Studimet dhe teoritë e komunikimit ose Marrëdhënie publike.
dh) “E drejtë publike dhe ndërkombëtare”.
e) “E drejtë private dhe biznesi”, që mund të ofrohet edhe në profilet: E drejtë private ose E drejtë e biznesit.
3.Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, do të ofrojë edhe programet e studimeve, “Master i nivelit të parë” (MNP), që synojnë arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional. Këto programe studimi do të realizohen me, së paku, 60 kredite e me kohëzgjatje normale 1 vit. Në përfundim të këtyre studimeve do të lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), në fushën e arsimimit dhe të trajnimit të kryer. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” do të ofrohen në fushat:
a) “Menaxhim biznesi”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Menaxhim i SME-ve, Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe karrierës ose institucioneve dhe Administrim publik.
b) “Banka dhe sigurime”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Banka, sigurime ose politika fiskale.
c) “Marketing”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Shërbime dhe turizëm, Inovacion dhe tregje strategjike ose Marketing bankar e financiar.
ç) “Drejtësi”, sipas profileve: E drejtë administrative, E drejtë ndërkombëtare ose E drejtë evropiane.
d) “Gazetari”, sipas profileve: Gazetari televizive ose Gazetari për çështje politike.
dh) “Marrëdhënie publike”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Sektori komercial ose politik dhe institucionale.
e) “Shkenca politike”, sipas profileve: Sjellja dhe strategjitë politike ose Politika publike.
ë) “Marrëdhënie ndërkombëtare – diplomaci”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Çështjet e Ballkanit ose Studime amerikane.
f) “Studime evropiane”, që mund të ofrohet edhe në profilet: Politika në BE ose Ekonomia në BE.
4. Ngarkohet shkolla e lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga personel akademik, me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialitetit.
5. Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
6. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LICENCIMIN E KOLEGJIT PROFESIONAL PRIVAT, « DENTARIUM-AL »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 7, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, « Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Licencimin e kolegjit profesional privat, « Dentarium-AL », i cili do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Kolegji profesional privat, « Dentarium-AL », do të ofrojë programin e studimit, të ciklit të parë, në « Protezist stomatolog », në formën e studimit me kohë të plotë. Programi i studimit realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja e tij do të jetë tri vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma e nivelit të parë (DNP), në fushën e arsimimit të kryer.
3. Ngarkohet kolegji profesional privat, « Dentarium-AL », që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
4. Kolegji profesional privat, « Dentarium-AL », do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programin e studimit, të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.
5. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi, programe, si dhe elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
6. Kolegji profesional privat, « Dentarium-AL », duhet t’i nënshtrohet, procesit të akreditimit institucional dhe të programit të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I