Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli: "Shpresa, doktrina që Presidenti Obama, do të implementojë gjatë mandatit të tij.
U ndjeva shumë e nderuar që pata mundësi ta ndiqja këtë ceremoni madhështore, shumë pranë asaj që ishte foltorja, nga ku Presidenti Obama deklaroi se do të vendosë një epokë të re, duke duke patur në përspektivën e tyre , paqen, daljen nga kriza dhe mundësi për këtë erë të re.
Një ceremoni, ku morën pjesë mbi 2 milion njerëz, të cilët kishin shkuar orë më përpara, në një të ftohtë shumë të madh, për të zënë vendet e tyre.
Ndjehem shumë e nderuar në fakt që pata mundësi të shikoja këtë ceremoni madhështore për të cilën është vështirë të gjesh fjalë, një ceremoni për të cilën kishte kohë që punohej nga një Komitet midis Kongresit dhe Senatit.
Lidhur me fjalimin e Presidentit Barak Obama, mbajtur përpara kombit amerikan në Capitol Hill, Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli e cilesoi fjalimin e Presidentit Obama si doktrinen dhe filozofine e shpreses.
Eshtë një kohë sfidash,por edhe Presidenti Obama e konsideroi se në periudha të vështira, mund të lindin dhe oportunitete të mëdha. Në fakt edhe fjalimi i tij flet për vështirësitë e këtij momenti, por edhe për mundësitë e mëdha të populli , dhe të kombit të madh amerikan. Presidenti foli për problemet e brendshme , foli për krizën ekonomike, humbjen e shtëpive, vendeve të punës, dhe po të shohësh në fjalimin e tij Presidenti Obama foli për shpresën, fjalë të cilën, ai e ka përdorur gjatë gjithë fushatës elektorale. Në të gjitha fjalimet e tij ka mbizotëruar kjo shprehje, të cilën, Presidenti Obama, ia ka drejtuar popullit të tij amerikan.
Dhe gjëja interesante është që Presidenti Obama, në këto kohë sfidash të mëdha, i premton qytetarëve të tij, se shumë fonde do të jepen për infrastrukturën, për të ndërtuar rrugë të reja, shkolla të reja, ura të reja, për të dhënë një mundësi më të madhe edukimi.
Pra është një doktrinë që kërkon të implementojë gjatë mandatit të tij, është një doktrinë, e cila bën që qytetarët amerikan të besojnë se kjo krizë do të kapërcehet.
Askush më shumë se ne shqiptarët nuk është popull më pro amerikan;askush më shumë se ne ka luftuar për liri dhe demokraci dhe kjo shkon me linjën e doktrinës dhe filozofisë së fjalimit të Presidentit Obama , i cili tha se SHBA do të mbështesin popujt që punojnë për paqe dhe demokraci.