E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mbështet propozimet e opozitës për heqjen e masave shtrënguese për pajisjen me letërnjoftim për qytetarët që kanë pasaporta

- Kryeministri Berisha: Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ta diskutojë projektbuxhetin e bashkisë me këshilltarët bashkiakë  

Kryeministri Berisha u shpreh sot se mbështet propozimet e opozitës për heqjen e masave shtrënguese për pajisjen me letërnjoftim për qytetarët që kanë pasaporta.

“Lidhur me propozimet e opozitës që kërkon heqjen e shtrëngimeve për ata që kanë pasaporta, për pajisjen me letërnjoftim, unë jam plotësisht dakord të shqyrtohen dhe i presim me shkrim propozimet.”

Lidhur me mosmiratimin nga Këshilli Bashkiak i projektbuxhetit për Tiranën, Kryeministri Berisha u shpreh se kryetari i bashkisë duhet ta diskutojë atë me këshilltarët bashkiakë, si përfaqësues të zgjedhur.

“Natyrisht, konstatoj se rrëzimi i buxhetit ka krijuar probleme madhore, ligjore e morale tek kryetari me korrespondencë i bashkisë së Tiranës, por, sërish, uroj që buxhetin ta diskutojë më këshilltarët, si përfaqësues të zgjedhur. Ditën e diel mblodhi punonjësit e bashkisë dhe u mbajti leksion për buxhetin. Buxhetin mund t’ua shpjegojë edhe atyre, por nuk e zgjidh dot me ta, sepse votat i kanë këshilltarët.” 


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›