Lumbardhi i kuq i Prizrenit

Shëtitjet e përditshme skaj bregut të Lumëbardhit të Prizrenit gjatë javëve të fundit janë shndërruar në torturë për prizrenasin Voltan Shukriu.
Arsye e kësaj torture është ndotja e bregut dhe shtratit të këtij lumi.
Hedhja e mbeturinave, materialit ndërtimor, etj., në bregun e lumit, sipas tij janë bërë pothuajse përditshmëri në këtë grykë, që njihet me vlerat e saj natyrore deri në “Parkun Nacional Malet e Sharrit”.
Megjithatë, therjet e bagëtisë dhe hedhja e mbeturinave të tyre në lumë, përbëjnë kulmin e degradimit të këtij lumi, shkruan Koha Ditore.
“Pak ditë më parë, derisa po sodisja në natyrë u ballafaqova me një pamje të trishtë. Me gjasë gjaku i bagëtisë e “ngjyrosi” në të kuqe Lumëbardhin. Vendosa me e ba një fotografi me qëllim që të alarmohen institucionet dhe të prek në ndërgjegjen e shoqërisë se lumi ynë nuk e meriton këtë lloj trajtimi”, ka thënë Shukriu./Indeksonline./