Kryeministri, pa këshilltarë për reforma
Reforma më e fundit e kryeministrit është largimi nga puna e këshilltarit të tij për reformat. Këshilltari për reforma në kryeministri, Neritan Sejamini, thuhet se është larguar përfundimisht nga stafi i kryeministrit. Megjithëse asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht, është e sigurt se zoti Sejamini, i cili një vit më parë u pa si shpresë për reformat në qeverinë “Berisha”, është larguar dhe po merret me një aktivitet privat, që ka të bëjë me një ekskluzivitet që fitoi në biznes, duke qenë këshilltar i kryeministrit. Zyrtarët e Kryeministrisë nuk të japin përgjigje, nëse i pyet për statusin e tij, por një gjë është shumë e sigurt, se reformat po vazhdojnë dhe kryeministri nuk e ka ndjerë mungesën e tij. Herën e fundit që ai ka pyetur për të ishte kur u promovua ardhja e Microsoft në Shqipëri, e cila do të sjellë një reformë kundër soft-eve ilegale në vend.