Cilat janë plazhet më seksi në botë?
Sondazhet: Plazhet më seksi janë ato nordike, femrat suedeze, më të bukurat në botë
Petrika GROSI
Ujë i kristaltë, rërë e bardhë e fine, ambient i shkëlqyer me vajza të bukura në bikini nga më të ndryshmet. Kush i zbulon pjesët seksi më pak e kush më tepër... Nuk mungojnë as fanatikët e nudizmit, të strukur nëpër qoshe romantike, ku i shfaqen pa rroba njëri-tjetrit në privacinë dhe intimitetin e tyreqë fillon nga lindja e rrezes së parë të diellit e deri në perëndimet e mrekullueshme buzë detit. Me pak fjalë plazhe seksi. Po ku mund të gjenden këto vallë? Nga pak gjithandej, mjafton që të konsultosh më parë klasifikimin e plazheve më seksi në botë që këtë vit e ofron firma e sitit amerikan dedikuar udhëtimeve “concierge.com”. Plazhi më seksi në krye të klasifikimit renditet ai i ishullit Gotland në Suedi, (kilometra të tërë plazhi të pafrekuentuar nga masat që laget nga deti Balltik). Uji është pak i ftohtë, por mjedisi dhe pastërtia janë vërtet të pashoqe. Në verë dielli duket sikur harron të perëndojë, e veç të tjerash, vajzat suedeze mbahen si femrat më të bukura në botë. Një klasifikim tjetër, i publikuar nga “Travelers Digest”, i cili u dedikohet më tepër kategorisë të atyre që për pushime preferojnë të “gjuajnë”, të jetojnë aventura e flirte ka renditur 10 qytetet ku mund të gjendet femrat më të bukura dhe më seksi në botë.
Edhe kësaj here, vajzat nordike klasifikohen si më të bukurat ndër të tjera dhe si femra më seksi. Stokholmi është qyteti më i mirë për të kaluar pushimet me flirte dhe dashuri me vajzat më të bukura në botë. Sipas këtij siti, suedezet përveçse të bukura e seksi janë edhe shumë të edukuara dhe me një kulturë të gjerë, flasin rrjedhshëm anglishten dhe janë njerëz shumë socialë.
Klasifikimin e ndjekin vende të tjera të bukurisë nordike si Kopenhageni për të mbërritur me vendin e tretë të renditjes në Argjentinë. Buenos Aires është qyteti i tretë më seksi në botë. I katri vjen Varna, një qytet në Bullgari, i pesti është plazhi i Kalifornisë në Los Anxheles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendin e gjashtë e zënë ruset e Moskës ndërsa të shtatin venezueljanet, të cilat kanë numrin më të madh të misseve botërore. Më tej renditjen e pasojnë kanadezet e Montreal dhe izraelianet e Tel Avivit. Në vend të fundit, pra në vend të dhjetë në klasifikimin e plazheve më seksi në botë vijnë femrat holandeze, më konkretisht, ato të Amsterdamit. Por le t’iu kthehemi plazheve seksi ku mund të kaloni pushime të paharrueshme. Një këshillë që nuk do të ishte e keqe është Tanzania, (Pemba Island), gjithashtu edhe ishulli Poros në Greqi.
Plazhi i Malibusë në Kaliforni dhe ai i Tajlandës mbahen për femra luksi, pasanike dhe VIP-a. Po kështu konsiderohen edhe Karaibet. Italianet më seksi gjenden në Sardenjë, ndërkohë që plazhi më i dëshiruar në Spanjë është Praia das Catedrais, që konsiderohet si diamanti i shenjtë i provincës së Lugos si për katedralet dhe shkëmbinjtë natyralë, ashtu edhe për detin, erën dhe klimën e tij. Plazhi i Kleopatrës në Alania në Turqi hyn gjithashtu në plazhet më seksi dhe interesante. Konsulli roman Mark Aureli ia dhuroi këtë plazh mbretëreshës së tij si një unazë dashurie. Ishujt e Rodit në Greqi janë një tjetër destinacion interesant dhe plazhi i katërt më i klikuar nga vizitorët në internet, sipas sitit “trivago.com”. Pas tyre vjen Kosta Azura e Kanës në Francë. Ndërsa për të gjithë atë kategori që dëshiron të kalojë pushimet në qetësi e relaks, me kuzhinë e verë të mirë, apo duke vizituar muze arti dhe duke lexuar, e njëkohësisht duke mos shpenzuar shumë, një sondazh i bërë nga “Confesercenti-Pubblica ReS” udhëzon vendet italiane duke nisur që nga Emilia Romana, Toskana, Liguria, Kalabri, Pulia, Siçili, si dhe komplet bregdetin spanjoll, për më tepër tani që Spanja u shpall dhe kampione e futbollit europian.
4 Korrik 2008