Kryeministri pakistanez konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve

Forcat speciale gjate aksioneve ne Mumbai
Islamabad, 10 dhjetor, 11:15, NOA - Kryeministri pakistanez Jusaf Raza Gilani ka konfirmuar sot arrestimin e dy anëtarëve të grupit militant Lashkar -e -Taiba, i përmendur nga India si i dyshuar në përfshirjen e sulmeve në Bombei muajin e kaluar.
Zaki-ur- Rehman Lakhvi dhe Zarrar Shah u janë nënshtruar pyetjeve, u tha Gilani gazetarëve në qytetin e Multanit, provinca e Punxhabit.
"Ata janë ndaluar dhe po u nënshtrohen hetimeve" tha ai. Zyrtarë të paidentifikuar kishin thënë se Lakhvi ishte arrestuar të dielën gjatë një sulmi në një kamp stërvitor që përdorej nga grupi Lashkar -e -Taiba, por nuk ishte ndonjë konfirmim nga qeveria deri tani.
INA/NOA