Ndahen çmimet e festivalit të filmit "TIFF 6
Tiranë, 9 dhjetor 23:09 NOA - Ka përfunduar edicioni i 6-të i TIFF-it. Çmimi për filmin më të mirë të këtij Festivali shkoi për “My mother Learns Cinema”, gjinia eksperimentale e regjisorit turk Nesimi Yetik.
Çmimi i medias iu dha filmit dokumentar “Deep transition”, me regji të Elvis Eshja dhe Gabriele Pedone.
Filmi më i mirë eksperimental u cilësua “Carlos Catani” i amerikanit Marcos Meconi. Për filmin dokumentar u dhanë 2 çmime speciale për “One day full of pain” i Iranianit Gol dhe “Headspace” i britanikut Deman.
Filmi më i mirë i kësaj gjinie: Left Behind i gjermanëve Grefenstein dhe Daub. Edhe gjinia e filmit të animuar pati dy çmime speciale: “The enquirement” nga Argjentina dhe Yours Truly i britanikut Osbert Parker, i cili mori dhe çmimin e publikut.
Ndërsa më i miri “The best hand” i zviceranes Maria Rossetti. Një çmim special ishte “Il premio delle meraviglie” që iu dha filmit “510 meters above The sea level”, i regjisores nga Zvicra Kirsten Polte.
Për filmat artistike u dhanë 5 çmime speciale dhe 2 të tillë u shpallën fitues. Çmimin për filmin më të mirë shqiptar e fitoi “Shkallët” i regjisorit Ilir Harxhi.
Në festivalin e filmit me metrazh të shkurtër, që u mbajt nga data 1-7 dhjetor në Tiranë, konkurruan rreth 100 filma.
Për të marrë pjesë kishin aplikuar mbi 100 autorë nga 80 vende të ndryshme të botës, në gjinitë e filmit artistik, dokumentar, animacion dhe eksperimental.
b.a/NOA