Kryeministri përshëndet hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur nga Elbasani hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës duke e cilësuar këtë ditë si historike për Bashkimin Evropian, për qytetarët e Evropës, por edhe për të gjithë ata qytetarë që aspirojnë anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, siç janë qytetarët shqiptarë. “Nga kjo ditë, Bashkimi Evropian, ndofta mrekullia evropiane e të gjitha kohërave, është tjetër, ka presidentin e vet, të zgjedhur me konsensus të plotë nga të gjithë kryetarët e shteteve dhe vendeve anëtare, me kompetenca të qarta që i jep ligji, që i jep Traktati i Lisbonës, me kompetenca të reja për Parlamentin Evropian, shumë më të fuqishme se ato para datës 1 dhjetor, me një përfaqësues të lartë që de facto është ministri i Jashtëm i BE-së. Pra, për ne, shqiptarët, që kemi projektin tonë më madhor, projektin ëndërr, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kjo është një ditë shumë e rëndësishme, pasi miratimi i Traktatit të Lisbonës dhe konstituimi i institucioneve të reja e bën procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për vendet e rajonit tonë një proces në qendër të vëmendjes, një proces me mbështetje, një proces, i cili jam i bindur se do të ecë më shpejt nga sa parashikohej. Natyrisht, i konceptuar nga qeveria ime si një proces që duhet të bazohet dhe do të bazohet kryekëput në performancën tonë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009