Kryeministri polak Donald Tusk uron z. Berisha për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Polonisë Donald Tusk uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë.
"I nderuar Zoti Kryeministër,
Ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen Tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Jam i bindur se kursi i reformave euro-atlantike të vendit Tuaj do të sjellë domosdoshmërisht rritjen ekonomike dhe rritjen e begatisë së qytetarëve shqiptarë.
Besoj se bashkëveprimi i Polonisë dhe Shqipërisë në drejtim të integrimit europian si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik do të krijojë lidhje edhe më të afërta të shoqërive tona dhe të bashkëpunimit dypalësh.
Pranoni, Ju lutem, shprehjet e respektit tim më të thellë.
Donald Tusk."
26/09/2009