E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Hungarisë Gordon Bajnai uron Kryeministrin Berisha për riemërimin

Kryeministri  i Republikës së Hungarisë Gordon Bajnai uron Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha për rizgjedhjen  në krye të qeverisë shqiptare.

“Shkëlqesi,

Në emër të qeverisë së Republikës së Hungarisë kam privilegjin t’Ju uroj me rastin e rizgjedhjes Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Jam i bindur se rezultatet e arritura deri tani në marrëdhëniet tona dypalëshe përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit midis dy vendeve tona, në të mirën e ndërsjellë të popujve tanë.

Më lejoni t’Ju siguroj se mbështetja e perspektivës europiane të Republikës së Shqipërisë, aleates sonë në NATO, mbetet në fokusin e politikës së jashtme të Hungarisë.  Shqipëria do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në këtë drejtim në çdo forum të rëndësishëm. Hungaria ka besimin e fortë se përmbushja e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian do të rezultojë në përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit tuaj në BE duke përfshirë edhe heqjen e regjimit të vizave në zonën Schengen.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Gordon Bajnai

Kryeministër i Republikës së Hungarisë”


26/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›