E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin e Bosnje-Hercegovinws, zotin Zeljko Komsic

Në vijim të vizitës së tij në New York, Kryeministri Berisha, zhvilloi një takim me Presidentin e Bosnje Hercegovinës, zotin Zeljko Komsic.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Komsic u shprehën se është një kënaqësi që marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, veçanërisht ato politike.

Të dyja palët ranë dakord, gjatë bisedës, që të punohet përmes vizitave të nivelit të lartë, për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik me interes të përbashkët, në kuadër të një bashkëpunimi mjaft të rëndësishëm rajonal.

Kryeministri Berisha theksoi se Bosnjë Hercegovina ka bërë hapa përpara në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Shqipëria do të mbështesë integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Kosmic nënvizuan se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina ndajnë bashkë objektivin madhor të anëtarësimit në NATO dhe si rrjedhim edhe përmbushjen e standardeve dhe kritereve për realizimin e këtij objektivi, ndaj bashkëpunimi dhe ndarja e eksperiencës reciproke është shumë e rëndësishme.

Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Kosmic me reformat dhe arritjet në fushën ekonomike, duke nënvizuar se disa kompani të vendit mik tashmë operojnë me sukses në Shqipëri dhe se Shqipëria mirëpret dhe mbështet që të tjera kompani të vijnë e të investojnë, duke shfrytëzuar potencialet e mëdha të vendit në fusha të ndryshme si turizmi, infrastruktura, energjia etj.

“Të dy vendet kanë potenciale të mëdha bashkëpunimi, projektet rajonale duhet të jenë intensive dhe të shfrytëzojnë këto potenciale”, u shpreh Kryeministri.

Presidenti i Bosnjë Herecegovinës falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO dhe u shpreh se rruga e përbashkët duhet të jetë drejt Bashkimi Evropian dhe se ai mbështeste projektet rajonale të cilat do të ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve madhore.


26/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›