E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri portugez Coelho, letër homologut të tij, Berisha: Do thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

05-08-2011 / Gazeta 55

Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, e garanton atë për bashkëpunimin e frytshëm që Shqipëria dhe Portugalia, do shtrijnë në të ardhmen. Në një letër drejtuar kryeministrit Berisha duke efalenderuar atë për urimet me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër, Coelho theksoi se do të thellohet më tej bashkëpunimi ekonomik duke bërë që investitorët portugezë të investojmë në Shqipëri. “Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Portugalisë, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, qytetarët dhe kompanitë tona edhe më pranë”- ka theksuar Coelho. Pedro Passos Coelho u zgjodh kryeministër i Portugalisë pas zgjedhjeve të 5 qershorti ku socialdemokratët dolën si forca politike më e fuqishme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›