E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Podgorice perurohet linja e interkonjeksionit

Vihet në punë linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë-Elbasan, një projekt me vlerë 43 milion euro, financim i bankës gjermane KFV. Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në përurimin e veprës së bashku me zëvëndës kryeministrin e Malit të Zi Vuica Llazoviq dhe ministrin gjerman të bashkëpunimit ekonomik Dirk Lieben, e vlerësoi këtë projekt si më të rëndësishmin në sektorin energjetik dhe ekonomik të vendit.

“Sot, ne inaugurojmë këtu finalizimin e projektit të parë madhor rajonal, në fushën më sensitive, më të rëndësishme për zhvillimin në tërësi të vendit, por edhe të rajonit, siç është fusha e energjisë. Ky vend,  më madhori në Europë, është i bekuar, sepse është një nga vendet më të pasura  me ujera në rajon, është një Norvegji e vogël në Ballkan  dhe me këto financime, ne po ndërtojmë një rrjet në mbarë vendin, po krijojmë lidhjet e reja të fuqishme rajonale”-tha Berisha.

Për rëndësinë e projektit si për Shqipërinë ashtu dhe për Malin e Zi folën dhe zëvendës kryeministri malazez Llazoviç dhe ministri gjerman i ekonomise Dirk Lieben.

Linja e interkonjeksionit është e gjatë 155 km nga te cilat 125 kilometra shtrihen brenda territorit shqiptar. Pjesa e linjës nga Tirana deri në Vaun e Dejës është ndërtuar me shtylla dyshe për të qenë e gatshme për linjen 400 kilovolt Tiranë–Kosovë që është në ndërtim e sipër. Kjo linjë krijon mundësinë e importit të energjisë në çdo kohë dhe për çdo sasi që kërkon tregu, duke zgjidhur përfundimisht problemin e kapaciteteve importuese.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›