E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve grevistë

Situata e minatorëve grevistë është tejet e rënduar. Sot është dita e 12-të e grevës së tyre dhe shëndeti i minatorëve po përkeqësohet nga dita në ditë, për shkak edhe të kushteve të vështira në të cilat ndodhen.

RTV “Ora News”, ka transmetuar pamje nga brenda minierës së Bulqizës, ku ka treguar kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët.
 

Dje ka dështuar takimi mes “ACR” dhe përfaqësuesve të minatorëve.
Minatorët kërkojnë rritje të pagës nga 20 në 40%, përmirësim të kushteve të punës dhe ulje të moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›