E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensione false dhjetra vete ndiqen penalisht

Dhjetra persona po procedohen penalisht për falsifikim dokumentash dhe marrje të padrejtë pensionesh, ndërkohë që qindra të tjerë kanë probleme administrative dhe financiare për përfitime jo të rregullta. Për Albanian Screen, drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore japin detajet e kontrolleve që kanë nisur para katër vitesh.

“Në Tiranë, për këtë hark kohor që thashë 1997-2007, për 10 vjet kemi kontrolluar mbi 30 -40 mijë dosje dhe na kanë rezulutuar 3 mijë pensione që kanë pasur probleme. Nuk do të thotë që të gjitha pensionet kanë qenë false totalisht. Në këtë shifër vlen të përmendet që rreth 1200-1250 janë dosje që kanë të bëjnë me probleme moshe, pra me çertifikata të falsifikuara”-tha Astrit Hado, nëndrejtori i përgjithshëm, ISSH.

Auditimet e dosjeve të pensionit kanë dhe probleme të cilat po rregullohen gjatë rrugës. ISSH ka vendosur t’u mbajë shumat e përfituara pa të drejtë disa qindra pensionstëve.

“Të gjithë atë dëm që kanë akumuluar në vite ua mbajmë nga masa e pensionit. Një pjesë e tyre janë zgjidhur në mënyrë administrative dhe një pjesë e atyre që kanë pasur falsifikime dokumentash janë çuar në organet kompetente”-theksoi ai.

556 mijë është numri total i pensionisteve në fshat dhe qytet.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›