Greqia, nesër grevë e përgjithshme e transportit publik
ATHINE- Qytetarët pritet të ndeshen me probleme të mëdha në lëvizjen e tyre nesër (të enjten), për shkak të grevës 24 orëshe që paralajmëruan për më 22 shtator punonjësit sektorit të transportit publik.
Përfaqësuesit sindikalistë vendosën pas një mbledhjeje të gjatë të kalojnë në grevë, çka do të thotë se qytetarët që përdorin metronë, trenin elektrik, tramvajin, trolejbusat dhe autobusat urbanë, duhet të gjejnë mënyra të tjera për të qarkulluar ditën e enjte.
Punonjësit protestojnë kundër regjimit të dispozicionit (për punonjës me moshë të shkuar dhe rendiment të ulët), që po avancon qeveria. Ata argumentojnë se faktikisht personeli i kompanive të tyre është reduktuar në mënyrë drastike, me transferimet që u kryen në kuadër të riorganizimit të komunikacionit urban të Athinës.
Sipas burimeve, kjo grevë është vetëm fillimi, teksa të enjten do të ketë dhe mbledhje tjetër të sindikalistëve dhe tendenca dominuese është që të merret vendim për greva të përsëritura 24 orëshe.
(m.a/BalkanWeb)