Ish kreu i SHIU i akuzuar për trafik armësh, emërohet komandant i Policisë Ushtarake
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla është emëruar në postin e komandantit i Policisë Ushtarake. Lajmi konfirmohet për A1 Report, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Burime nga ky Shtab i thanë A1 Report se vendimi për emërimin e Zylës është marrë prej disa ditësh ndërsa prezantimi është bërë sot nga Shtabi i Përgjithshëm.
Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit në media të fakteve për ekzistencën e një tregtie armësh ku ish-drejtori i SHIU-t kishte përfshirë edhe bashkëshorten e tij. Emërimi i tij është bërë me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Zyla dorëzoi tekstin e dorëheqjes më 5 korrik tek kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Në ditët e kaluara ndërkohë, doli në skenë se SHIU, që drejtohej pikërisht nga Zyla, ka përgjuar opozitën.