Arratisje spektakolare nga burgu i të dënuarit shqiptar në Greqi
Arratisje spektakolare e një shqiptari nga burgu Nafplion i Greqisë. Sic transmetojnë mediat greke, një shtetas shqiptar është arratisur nga burgu gjatë transferimit të tij nga qelia në spital, për mjekimin e një plage. I ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë të paisur me armë të rënda, të cilët kanë sulmuar katër rojet duke qëlluar në ajër, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Audi, raporton Ora News.
I burgosuri shqiptar, 40 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia greke, ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë. Ndërkaq, policia greke ka nisur një aksion në përpjekje për të rënë në gjurmët e shqiptarit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.