E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri replika me përfaqësuesen Dhomës Amerikane të Tregtisë

Berisha: Në katër vitet e ardhshme Shqipëria të marrë 6 mld dollarë investime

berisha me investitoretTeksa zhvilloi një takim me investitorët e huaj në vend, kryeministri, Sali Berisha tha se qëllimi i qeverisë për katër vitet e ardhshme është që Shqipëria të ketë marrë 6 miliardë investime. Duke vlerësuar investimet e huaja të deri tanishme, kryeministri tha se qeveria do të bëjë përpjekjet më maksimale për ta shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës dhe më të sigurt për investitorët e huaj dhe vendas.
Deklarata
4 vitet e fundit Shqipëria ka arritur të ketë çdo vit mbi 1 miliardë dollarë investime të huaja. Ekspertët çmojnë se potenciali i saj është deri në 2 miliardë dollarë në vit. Qëndrimi ynë për 4 vitet që vijnë është realist, objektiv. Dua që në krye të 4 viteve Shqipëria të marrë 6 miliardë dollarë investime të huaja”, tha kryeministri Berisha.
Replikat
Gjatë bashkëbisedimit me investitorët kryeministri Berisha u përplas me Dhomën Amerikane të Tregtisë lidhur me klimën e investimeve të huaja në vend. Ne do donim të ftonim bizneset amerikane në Shqipëri, për të prezantuar teknologji, shërbime e mallra të reja. Por ne nuk kemi pasur sukses në këtë përpjekje, për shkak të klimës së pafavorshme, deklaroi përfaqësuesja e DHA. Por kjo deklaratë u kundërshtua nga kryeministri Berisha. Kjo deklaratë është e pabazuar në realitetin shqiptar. Shqipëria në vitet e fundit ka marrë investime mbi 1 miliard dollarë. Duhet të zhvishemi nga pasionet dhe të analizojmë me gjakftohtësi situatën. Unë e pranoj se Shqipëria nuk është parajsë, por unë jam këtu pikërisht për ta përmirësuar, deklaroi kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek taksa progresive, e propozuar nga opozita, kryeministri tha se aplikimi i kësaj takse në vendin tonë do të ishte mesazhi i gabuar që do tju jepnim investitorëve të huaj. Taksa progresive do të nxiste informalitetin dhe do të ishte mesazhi më i gabuar që do tu jepnim investitorëve të huaj nga bota. Por do të ishte edhe një akt pabesie ndaj jush, pasi ju investuat në Shqipëri sepse e dinit se kishit avantazhin e taksës së sheshtë. Taksa progresive do të ishte goditje shkatërrimtare edhe për procesin e punësimit të qytetarëve shqiptarë, që jam i bindur se do të thonë përgjigjen e tyre për këtë taksë në 23 qershor, u shpreh kryeministri, Sali Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›