Kryeministri shqiptar Fatos Nano, gjate vizites se tij ne Athine ka zhvilluar sot pasdite nje takim me Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Greqisë (National Bank of Greece), Theodoros Karatzas.
Kryeministri shqiptar Fatos Nano, gjate vizites se tij ne Athine ka zhvilluar sot pasdite nje takim me Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Greqisë (National Bank of Greece), Theodoros Karatzas.
Kryeministri shqiptar ne kete takim ka rikonfirmuar angazhimin e Qeverisë shqiptare për të luftuar informalitetin e ekonomisë, si një fenomen që pengon zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate.
"Reformimi i sistemit bankar është një nga prioritetet e reformave që po zbatohen në Shqipëri dhe në këtë kuadër synohet disiplinimi i qarkullimit të parave nëpërmjet bankave dhe jo ne rruge informale", - tha Kryeministri Nano.
Kryeministri Fatos Nano e njohu z. Karatzas me procesin e privatizimit të bankave në Shqipëri, duke permendur iniciativat konkrete që ka ndërmarrë qeveria, në drejtim të lehtësimit të procedurave për biznesin vendas dhe stimulimit te biznesit te huaj edhe ne sistemin bankar.
Guvernatori i Bankes Kombetare te Greqise e njohu Kryeministrin Nano, me projektet e bankës që ai drejton, me qellim shtrirjen e veprimtarisë se saj edhe në fusha të tjera, si investimet në fushën e tregtisë dhe të turizmit.
Nga ana e tij Guvernatori i Bankes Kombetare Greke u shpreh se ekonomia shqiptare ndodhet në rrugë shumë të mbarë dhe po përparon. Ne mendojmë, - tha ai- se ekonomia shqiptare do të arrijë përfundimisht objektivin e saj për perafrimin me standartet e Bashkimit Europian.
Z. Karatzas ka shprehur interes te madh per te zgjeruar aktivitetin e kesaj banke ne Shqiperi. Banka Kombëtare Greke operon në Shqipëri që nga viti 1995 dhe, përveç Tiranës, ka degët e veta edhe në disa rrethe të tjera.