E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar nga bashkeshortja ka takuar sot ne Durres, ne rezidencen e futbollisteve, ekipin tone kombetar te futbollit, ne prag te ndeshjes me Iralanden, qe do te zhvillohet

Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar nga bashkeshortja ka takuar sot ne Durres, ne rezidencen e futbollisteve, ekipin tone kombetar te futbollit, ne prag te ndeshjes me Iralanden, qe do te zhvillohet te merkuren ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa". Ne kete takim kane marre pjese edhe Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade, Presidenti i Federates Kombetare te Futbollit, Armando Duka si dhe Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Shpetim Idrizi, etj.

Kryeministri, ne kete takim, qe u zhvuillua ne nje atmosfere te ngohte dhe miqesore, pasi pergezoi edhe nje here futbollistet e ekipit tone perfaqesues dhe trajnerin Brigel per fitoren e merituar qe arriten ndaj ekipit te Rusise, ne ndeshjen e se shtunes qe u zhvillua ne stadiumin "Loro Boriçi" te Shkodres, u shpreh:

Nuk besoj se ka me ndonje qe mendon se ishte çudi, sepse me sa duket, me profesor Brigelin u bashkua truri dhe kembet ne nje organizem fitues.
Une gjeta sot nje konsensus te plote ne Qeveri dhe me Federaten Kombetare te Futbollit. Kemi bere nje shoqeri te perbashket, dhe une e di qe ju keni po te njejtat ideale dhe grinte per perfaqesimin e Shqiperise, si çdokush tjeter qe do te kishte shansin e madh per te ngritur vlerat tona kombetare, qytetare dhe ne fushen e sportit. Megjithate motorri duhet te punoje. Pra Kryeministri dhe Kryetari i Federates vendosen te financojne fitoren me 150 mije dollare dhe per te dhene sinjalin per te gjithe, se kesaj radhe besojme akoma me shume te fitorja. (Barazimin do ta financojme me pak se gjysma).
Une jam ketu per te kuptuar me mire, edhe per shkak te pervojes suaj ne klubet shume cilesore ku luani ne te kater anet, se çfare hapash te tjere do te deshironit qe te nderrmernim si shtet, ne mbeshtetje te koncepteve shume te qarta qe ka tani dhe Federata Kombetare e Futbollit per te krijuar dhe ne Shqiperi, me reforma ligjore, si dhe me nje sistem menaxhimi, qe nuk i le te dizinteresuar biznesmenet ashtu si deri me sot, keshtu qe edhe mjediset sportive te menaxhohen me te njejtin koncept fitues si klubet e medha dhe te bashkohen investimet dhe mbrojtja ligjore e ambjentit sportiv me investime, me sipermarrjen dhe pronaret e klubeve, drejtuesve te tyre dhe tuajin. Pra, do te desha te degjoj edhe nga ju, se si mund ta afrojme diten kur ju do te luanit natyrshem edhe ne klubet e medha vendase. Perderisa financojme ne nivele konkuruese per perfaqesimin kombetar, jemi te gatshem te krijojme nje koncept, qe me mbeshtetje buxhetore, me nje reforme privatizimi (prandaj eshte edhe drejtori i Tatimeve ketu, i cili eshte nje specialist shume i mire) me sponsorizime dhe me lehtesira fiskale financiare, te stimulojme krijimin e klubeve te medha vendase.
Une uroj t'ju punoj zemreku, te pakten njelloj si me Rusine, dhe te nderojme profesorin per here te dyte, te mos kthehemi me prapa, por t'i japim te gjitheve, (besoj ka qene nje nga ndeshjet dhe transmetimet televizive me te ndjekura ne te gjitha trevat shqiptare), nje fitore te dyte, nje gezim te dyte, nje perfaqesim, i cili behet i konsoliduar per shkak te mjeshterise dhe aftesive tuaja.
I dashur z. Brigel ju po beni nje tjeter investim me keta djem.
Urime dhe fitore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›