E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet për një vizitë në Athinë, gjatë një takimi sot me një grup intelektualësh shqiptarë nga fusha të artit, kulturës dhe biznesit që jetojnë në Greqi

Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet për një vizitë në Athinë, gjatë një takimi sot me një grup intelektualësh shqiptarë nga fusha të artit, kulturës dhe biznesit që jetojnë në Greqi, diskutoi mbi problemet e ndryshme që ata kanë.

Kryeministri Nano zhvilloi në bisedën e lirë me emigrantët, duke diskutuar për problemet e ndryshme që i shqetësojnë ata.

Kryeministri Fatos Nano në fjalën e tij falënderoi emigrantët për kontributin në ruajtjen e vlerave morale dhe shpirtërore të shqiptarëve nëGreqi. Po ashtu, ai vuri në dukje edhe kontributin e emigracionit në ekonominë shqiptare. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano tha se vetëm 15 përqind e të ardhurave të emigrantëve shkojnë në Shqipëri.

Kryeministri inkurajoi kthimin e emigrantëve në atdhe, duke siguruar se qeveria shqiptare ka marrë masa që emigrantët të mos mbeten jashtë projekteve të zhvillimit të vendit.

Intelektualet emigrante shqiptare qe punojne ne Greqi i përmendën Kryeministrit legalizimin e tyre dhe përgjithësisht vonesat në pajisjen me dokumenta. Po ashtu, ata ngritën edhe çështjen e arsimimit të fëmijëve të tyre në shkollat greke dhe ruajtjen e traditave dhe identitetit tonë
kombëtar.

Emigrantët kërkuan që qeveria shqiptare të diskutojë me palën greke mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje lidhur me njohjen e viteve të punës së emigrantëve në Greqi.

Po ashtu, ata shprehën dëshirën për ngritjen e një qendre kulturore për emigrantët. Për këtë çështje, Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli ndërhyri, duke theksuar se ky propozim, tashmë është përcjellë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe është vënë në rrugën e zgjidhjes.

Kryeministri Nano premtoi që për problemet e parashtruara nga emigrantët do ti dskutojë edhe me autoritete e larta greke, me të të cilët do të takohet në këtë vizitë.

Po ashtu, sot Kryeministri Nano zhvilloi një takim edhe me Ambasadorët e akredituar në Greqi, që mbulojnë edhe Shqipërinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›