Kryeministri shqiptar Fatos Nano pas takimit me Kryeministrin grek Kostas Simitis, i pyetur nga mediat e te dy vendeve, te cilat e kane ndjekur kete aktivitet me shume interes, eshte shprehur: Sot
Kryeministri shqiptar Fatos Nano pas takimit me Kryeministrin grek Kostas Simitis, i pyetur nga mediat e te dy vendeve, te cilat e kane ndjekur kete aktivitet me shume interes, eshte shprehur:
Sot zhvillova nje takim me Kryeministrin e Greqise Kostas Simitis. Kam kenaqesine te vleresoj se takimi ishte jashtezakonisht miqesor, i frytshem dhe i sherbeu amplifikimit te metejshem te bashkepunimit dypalesh, si dhe iniciativave qe na lidhin me Presidencen e BE, qe drejton Greqia aktualisht, ne funksion te bashkepunimit rajonal ne Ballkan, te reformave dhe te programeve per Stabilizim- Asociimin e vendeve te Ballkanit perendimor me BE.
Konstatuam dhe vleresuam me te njejtin sens, se marredheniet politike midis dy vendeve tona jane te shkelqyera, veçanerisht kuadri i marreveshjeve dhe i instrumenteve te bashkepunimit, qe mundeson zgjerimin e metejshem te flukseve financiare, te aktiviteteve sipermarrese, levizjes se lire te qytetareve midis dy vendeve.
Vleresuam se tashme jane pjekur kushtet dhe jane paraqitur projektet per te financuar disa infrastruktura te rendesishme, disa institucione te perkujdesit shendetesor, nga materniteti i ri i i Tiranes, deri tek disa qendra te kujdesit shendetesor ne te gjithe territorin.
Qeveria Greke ka parashikuar realizimin e nje programi prej 49 milion euro, te cilat do te financojne ne Shqiperi ndertimin e linjes 400 KW te tensionit te larte nga Elbasani ne Podgorice, si dhe te akseve te rendesishme te interkonjeksionit rrugor midis dy vendeve ne zonen e jugut, pra midis Korçes dhe Pogradecit, Sarandes dhe Konispolit, krahas infrastrukturave te pikave doganore perkatese.
Pata kenaqesine te kuptoj se z. Simitis ne krye te Qeverise greke dhe te Presidences greke te BE, ndjek me te njejtin angazhim progresin e Shqiperise dhe te Ballkanit, me optiken e reformave europiane, vlereson ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne Shqiperi, veçanerisht gjate vitit te fundit, zhvillimin ekonomik, transformimin e realiteteve materiale, si dhe luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe forcimit te sigurise se kufijve.
Gjithashtu pata kenaqesine e veçante te pres falenderimet e tij per ftesen per te vizituar zyrtarisht Shqiperine, e cila do te realizohet ne te ardhmen e afert, ne funksion te angazhimeve qe ka Presidenca greke e BE me zhvillimet e Gjirit Persik dhe ne konfliktin ne Irak.
Ne kete menyre takimet midis dy Kryeministrave do te pasohen me nje numer takimesh te tjera te ministrave dhe te drejtuesve te agjensive kryesore per zhvillim, si dhe te sektoreve te administrates se te dy vendeve, per te implementuar projektet e investimeve dhe te bashkepunimit ne keta sektore prioritare.
Nga te dy kryeministrat do te vazhdohet te ndiqen me vemendje te posaçme inciativat qe e po e afrojne BE me vendet e Ballkanit Perendimor. Po pershtasim me mire programet e Asociimit te PHARE dhe CARDS dhe nevojen per zhvillim te institucioneve dhe te infrastruktures se Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit dhe ne kuadrin e Samitit te Selanikut qe do te mbylle Presidencen greke te BE.
Ne javen e dyte te prillit, zhvillohet nje takim ne Zagreb midis drejtuesve politik te Ministrive te Jashtme, per te perpunuar dokumentin ne kuader te paraqitjes se vendeve te Ballkanit Perendimor si partnere te angazhuar ne procesin e Asociimit dhe te perafrimit ne BE, gje qe do te sjell nje trajtim ne nivel me te larte, ne shkalle me te gjere dhe ne nje komunikim me te disiplinuar, midis autoriteteve te ketyre vendeve dhe institucioneve perfaqesuese te BE ne te ardhmen.