Kryeministri Nano: "Ne humbëm një partner vështirësisht të zëvendësueshëm në një angazhim të përbashkët për stabilitetin, paqen në Ballkan dhe ne procesin e perbashket drejtEuropes"
Kryeministri Nano: "Ne humbëm një partner vështirësisht të zëvendësueshëm në një angazhim të përbashkët për stabilitetin, paqen në Ballkan dhe ne procesin e perbashket drejtEuropes"
Kryeministri i Shqiperise z. Fatos Nano i shprehu sot ngushellimet per vdekjen tragjike te Kryeministrit serb Zoran Gjinxhic Ambasadorit te Serbise dhe Malit te Zi te akredituar ne Tirane z. Cafo Kapedanovic ne seline e kesaj ambasade ne Tirane.
Kryeministri Nano shkroi edhe nje mesazh ngushellimi ne te cilen thuhet:
"Populli serb dhe Serbia humbi nje udheheqes te vertete europeist. Une dhe shqiptaret humbem nje partner dhe mik te rendesishem ne ndertimin e nje te ardhmeje te ndryshme ne solidaritet dhe fqinjesi europaine ne Ballkan.
Uroj te mos kthehet kjo humbje ne bjerrje te shpreses dhe ketyre angazhimeve te perbashketa".
Me pas ne nje deklarim perpara mediave Kryeministri Nano u shpreh se: "Serbia humbi një udhëheqës të vërtetë që ishte shumë i angazhuar për një të ardhme të re, të ndryshme dhe europiane për popullin dhe vendin fqinj.
"Ne humbëm një partner vështirësisht të zëvendësueshëm në një angazhim të përbashkët për stabillitetin, paqen në Ballkan dhe për procesin që na bashkon në mënyrë të pakthyeshme drejt një të ardhme europiane dhe euroatlantike, për rajonin tonë.
Unë shpresoj që kjo humbje e madhe të mos kthehet në një humbje të shpresës dhe një zvetnim të angazhimeve të popullit serb dhe të autoriteteve të Serbisë dhe Malit të Zi, në këtë proces dhe angazhim të përbashkët për një të ardhme shumë më të mirë për popujt tanë dhe për rajonin e Ballkanit".