E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave me tematike; "Per thellimin e reformes ne fushen e sherbimit shendetsor si dhe per permiresi

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave me tematike; "Per thellimin e reformes ne fushen e sherbimit shendetsor si dhe per permiresimin e kuadrit rregullues per procedurat e vleresimit te prones shteterore qe privatizohen" si dhe u miratuan nje numer vendimesh e projektligjesh te tjera.

U miratua projektligji: "Per sherbimin spitalor ne Republiken e Shqiperise".
Ky projektligj ka per qellim te rregulloje organizimin, financimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarise ne fushen e sherbimit spitalor, ne Republiken e Shqiperise. Projektligji pasqyron nevojat e kohes per plotesimin e boshllekut ligjor ne fushen e sherbimit spitalor me qellim; permiresimin e cilesise se sherbimit, mireperdorimin e burimeve financiare, pasqyrimin ne ligj te pergjegjesive te drejtuesve te spitaleve, kontrollin me efikas ekonomiko-financiar, dhenien e me shume autonomie pushtetit lokal dhe spitaleve ne administrimin dhe menaxhimin e buxhetit etj.

Ne projektligj eshte futur koncepti Autoritet Rajonal Spitalor qe do te thote se organet drejtuese te sherbimit spitalor ngrihen, funksionojne dhe jane pergjegjes te ketij sherbimi ne nivel qarku. Keshilli Administrativ i institucionit spitalor merr fuqi ekzekutive. Gjithashtu, sipas projektligjit, rritet roli vendimarres i pushtetit lokal brenda kompetencave qe ai mbulon. Ne te pasqyrohet kategorizimi e standartizimi i spitaleve si dhe menyra e ngritjes dhe funksionimit te institucioneve jopublike me shtreter.
Projektligji percakton edhe nje sere masash per menyren e organizimit, funsionimit, menaxhimit te spitaleve dhe institucioneve perkatese si dhe percakton lejimin e ngritjes, per here te pare ne Shqiperi, te spitaleve jopublike (private) i cili perben nje hap te rendesishem ne reformen ne shendetesi.

U miratua edhe projektligji: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8167, dt.21.11.1996 "Per sherbimin shendetesor stomatologjik dhe krijimin e struktures se inspektoriatit stomatologjik shteteror".
Duke qene se 70 perqind e sherbimit stomatologjik eshte privatizuar qysh ne vitin 1994, ky shrbim domosdoshmerisht duhet te kontrollohet nga struktura te posaçme shteterore sepse keto struktura edhe i licensojne ato. Nga ana tjeter nuk nuk realizohet si duhet kontrolli i llojit dhe cilesia e medikamenteve etj. Struktura e sotme nuk ka fuqi ligjore, prandaj krijimi i inspektoriatit stomatologjik shteteror eshte nje domosdoshmeri.

U miratua vendimi: "Per miratimin ne parim te disa ndryshimeve, ne marreveshjen e kredise se zhvillimit, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA), per financimin e Projektit te rimekembjes dhe zhvillimit te sistemit shendetesor".
Ndryshimet e modifikuara te bera ne kete vendim pritet te sjellin rritje te kapaciteteve njrezore kombetare. Ndryshimet reflektojne nje mbeshtetje te madhe dhe ndaj komponenteve kryesore te Strategjise per zhvillim dhe ulje te varferise. Ne kete kontekst rikompozimi i Projektit do te sjelle anullimin e ndertimit te Godines se Mjeksise Interne te QSUT-se dhe njekohesisht zevendesimin me aktivitete te tjera te domosdoshme.
Sipas planit te rishikuar te prokurimit eshte e nevojeshme qe per prokurimin e puneve civile vlera e parashikuar agregate ne Marreveshjen e Kredise per t'u prokuruar sipas Tenderimit Konkurues Kombetar, do te rritet ne 2.2 milion USD nga 800 mije qe eshte aktualisht.

U miratua projektligji: "Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise".
Objekti i ketij projektligji eshte rregullimi i veprimtarise se sherbimit te jshtem i organizimit dhe funksionimit te organeve, qe ushtrojne veprimtarine e sherbimit te jashtem dhe statusit te diplomateve. Projektligji i ri synon rregullimin e aspekteve te veçanta te marredhenieve te sherbimit te jashtem, te cilat nuk mund te mbulohen nga ligji per "Statusin e nepunesit civil". Projektligji synon te vere baza te qndrueshme per vleresimin e punes dhe karrieres se diplomateve.

U miratua vndimi "Per kriteret e vleresimit te prones shteterore qe privatizohet si dhe per procedurat e shitjes".
Ne kete projekt, jane bere permirsime per menyren e vleresimit te prones shteterore, sidomos per rastet e vleresimit me eksperte. Eshte ripunuar teresisht kapitulli qe flet per proceduren e shitjes. Jane reduktuar dhe thjeshtuar procedurat e privatimit, duke e bere sa me transparent procesin e ankandeve per shitjen e prones publike. Eshte shtuar paragrafi per shitjen e kapitaleve te rezultuar pa aktivitet. Nepermjet ketij vendimi ish-pronareve te truallit u eshte dhene e drejta e blerjes se objektit qe ndodhet mbi truallin e tyre pa ankand, por me Vleren Aktuale Minimale te objektit qe privatizohet. Ne kete vendim eshte patur parasysh edhe projektligji "Per kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-pronareve, nderkohe jane revokuar VKM nr 192, date 20.03.1998 "Per kriteret e vleresimit te prones shteterore qe privatizohet dhe procedura e shtijes", i ndryshuar, si dhe udhezimet perkatese ne zbatimin e tyre. Pra, ky Projekt eshte konceptuar si nje vendim organik per procedurat e vleresimit dhe te shitjes se prones shteterore.

U miratua edhe vendimi: "Per kriteret dhe procedurat e vleresimit dhe te shitjes se trojeve te ndermarrjeve shteterore, qe u nenshtrohen privatizimit apo transformimit te tyre ne Shoqeri Tregtare".
Ky vendim percakton kriteret dhe procedurat per vleresimin dhe shitjen e truallit te ndermarrjeve shteterore qe u nenshtrohen procedurave te privatizimit apo transformimit te tyre ne shoqeri tregtare, ne zbatim te VKM "Per privatizimin e ndermarrjeve qe nuk mund te trasnsformohen", si dhe te VKM "Per kriteret e percaktimit te kapitalit themelor te shoqerive shteterore, qe do te krijohen nga shnderrimi i ndermarrjeve ne shoqeri tregtare".
Vendimi qe u miratua sot nga Keshilli i Ministrave synon ne caktimin e nje vlere te drejte te truallit e cila t'i afrohet asaj te tregut. Vendimi shtrihet ne te gjitha reaste e privatizimit, pasi nuk ka kuptim qe te perdoren metodika te ndryshme ne percaktimin e vleres se truallit. Ky vendim nuk e konsiderion ish –pronarin si pronar dhe nuk parashikon marrjen e miratimit te tij per vleren e truallit te ndermarrjes qe privatizohet apo transformohet. Vendimi percakton se per ndermarrjet qe nuk mund te trasnsformohen ne shoqeri tregtare ish- pronarit i jepet e drejta e parablerjes.

Në mbledhjen e tij të sotme Keshilli i Mnistrave miratoi vendimin: "Për miratimin e marrëveshjes së koncensionit të formës "Rot, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Indistrisë dhe të Energjetikës nga njëra anë dhe shoqerisë ``EMIKEL``- shpk, për hindrocentralet vendore, LENIE,ÇOROVODË, TUÇEP".
Në vendimin e mësipërm të Këshillit të Ministrave janë formuluar forma objekti dhe kohëzgjatrja e koncensionit, si edhe programi i rehabilitimit, detyrimet e të dyja palëve, kontrolli i përgjithshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe sanksioneve. Përparësi në këtë marrëveshje i është dhënë faktit që shoqeria e mësipërme ka mërrë përsipër investimin në rehabilitimin e tre hidrocentraleve të mësipërme, duke synuar prodhimin e energjisë elektrike ne parametrat nominale, nisur nga fakti që ne tërësi këto iobjekte aktualisht kjanë degraduar. Shuma e parave që parashikohet të investojë shoqeria në për rehabilitimin e këtyre tre hindrocentraleve është 53.2 milionë lekë gjatë viteve 2003-2005 dhe në vitin 2006 do të sigurohen një prodhim prej 5.6 kvh nga këto hindrocentrale.

U miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise, per asistencen e ndersjellte ne ceshtjet doganore".
Kjo marreveshje pervec rendesise praktike ne lidhje me bashkepunimin ne luften kunder evazionit fiskal dhe krimit nderkufitar, institucionalizon bashkepunimin nderqeveritar te materializuar ne bashkepunimin e institucioneve te sferes fiskale.
Marreveshja e Asistences se Ndersjellte ne Ceshtjet Doganore parashikon bashkepunimin, vec te tjerave, ne fushat e rendesishme te meposhtme:
1. Shkembimin e informacionit ndermjet Administratave doganore me qellim bashkepunimin dhe bashkerendimin e aktiviteteve te luftes kunder shkeljeve dhe kryesisht per verifikimet A-posteriori apo Para-mberritjes mbi vleren, natyren dhe sasine e mallrave te importuara;
2. Kembimin e Personelit Doganor si dhe atashimin e punonjesve nderlidhes ne territoret doganore reciproke me qellim asistencen, deshmite gjate proceseve penale lidhur me shkeljet doganore, trainimin etj;
3. Investigimin e perbashket ne rast te shkeljeve te verifikuara apo te dyshuara;
4. Kembimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave me te suksseshme ne luften kunder shkeljeve doganore.
5. Luften kunder droges dhe trafiqeve te tjera te paligjshme etj..

Keshilli i Ministrave miratoi edhe Vendimin: "Per miratimin ne parim te Marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Bullgarise, per nohjen e ndersjellte te dokumenteve te arsimit dhe te gradave shkencore".
Dispozitat e marreveshjes jane ne harmoni me parashikimet e kushtetutes dhe, ne vecanti, me te drejtat e njeriut dhe lirite themelore. Ato nuk vijne ne kundershtim me legjislacionin perkates te brendshem dhe ploteson e krijon mbeshtetje ligjore dhe institucionale me qellim njohjen reciproke te dokumenteve te arsimit dhe te gradave shkencore qe leshohen nga institucionet arsimore dhe organet kompetente te te dy vendeve.

U miratua Vendimi: "Per disa shtesa ne vendimin nr. 506, dt. 21.09.2000, te KM "Per shpronesimin per interes Publik te pasurive te paluajteshme, qe preken nga ndertimi i kryqezimit ne Zonen e Plepave, Durres, pjese e segmentit rrugor Durres – Rrogozhine".
Sipas vendimit, pronaret e pasurive te paluajteshme, qe shpronesohen, te kompesohen, ne vlere te plote. Shpronesimi i kerkuar behet per te realizuar detyrimet e shtetit shqiptar qe rrjedhin nga projekti per ndertimin e segmentit rrugor Durres-Rrogozhine. Ky segment eshte pjese e rendesishme e Korridorit Veri- Jug.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua projektligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per statusin e personave pa shtetesi".
Qellimi kryesor i kesaj Konvente eshte rregullimi dhe permirsimi i statusit te personave pa shtetesi. Kjo konvente ne permbajtjen e saj parashikon te drejtat dhe detyrimet e personave pa shtetesi ne territorin e shtetit ne te cilin kane vendbanimin ose vendqendrimin. Personi pa shtetesi gezon te drejten e mosdiskriminimit ndaj races, fese ose vendit te origjines.
Statusi personal i personit pa shtetesi do te mbulohet nga ligji i vendbanimit te tij te perhershem ose nga ligji i vendit te qendrimit te tij. Konventa permban nje sere kerkesash ndaj shtetasve kontraktuese persa i perket punesimit ne page, vetepunesimit, ushtrimit te profesioneve te lira te personave pa shtetesi, te cileve do t'u jepet nje trajtim sa me favorizues te jete e mundur dhe ne cdo rast jo me pak favorizues se sa ai qe u akordohet te huajve zakonisht ne te njejtat rrethana (nese ai nuk do te ishte nje person pa shtetesi). Nje vemendje e vecante ne kete Konvente i kushtohet ceshtjeve sociale, si problemit te strehimit, arsimimit, ndihmes publike me qellimin dhenies se personave pa shtetesi, sa me shume te jete e mundur, perfitime dhe te drejta. Konventa vendos disa kushte per shtetet kontraktuese persa i perket dokumentave te udhetimit qe ato u japin personave pa shtetesi me qendrim te ligjshem ne territorin e tyre per te udhetuar jashte territorit te tyre, pervecse kur kerkohet ndryshe per shkak te sigurise kombetare ose rendit publik.

U miratua edhe vendimi "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen nderkombetare "Per kerkim-shpetimin ne det".
Kjo konvente permban rregullat e organizimit, vrojtimit dhe komunikimit me shtetet fqinje ne rastet e ngjarjeve te jashtezakonshme, mbytje anije, humbje prone dhe humbje e jetes se njeriut. Konventa konsiderohet shume e rendesishme per vendin tone, pasi do te sjelle krijimin e nje qendre te unifikuar per kerkim shpetimin ne det, e cila duhet te perfshije te gjitha strukturat qe veprojne per kete qellim. Konventa eshte e organizuar ne pjesen hyrese dhe 6 kapituj teknike.

U miratua edhe vendimi "Per ndryshimin e pergjegjsise se administrimit te porteve te peshkimit, ne Vlore dhe ne Sarande dhe per miratimin e marreveshjes TIP, te kalimit ne perdorim te porteve te peshkimit tek organizatat e peshkimit (OMP).
Ne vendim eshte parashikuar qe perfaqsuesi i pales shteterore te jete Ndermarrja e Rritjes se Midhjes Sarande, te ciles do t'i kalohen me trasferim kapital Hauzi i peshkimit Vlore dhe pjesa e portit te peshkimit ne Limjon-Sarande bashke me infrastrukturen perkatese. Ndermarrja e Rritjes se Midhjes Sarande eshte e vetmja ndermarrje shteterore ne varesine e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, si institucioni qe menaxhon veprimtarine e peshkimit dhe shfrytezimit racional te burimeve peshkore ne ujerat detare dhe te brendshme te Republikes se Shqiperise. Nderrmarrja e Rritjes se Midhjes do te jete institucioni qe do te bashkepunoje me OMP per problemet e perdorimit te metejshem te kesaj pasurie. Pervoja ka treguar se administrimi i porteve nga perdoruesit e tyre, qe perballojne edhe kostot e perdorimit te porteve, eshte nje opsion me i mire se administrimi i tyre nga institucione ose agjensi shteterore. Parashikohet qe ne kete drejtim midis OMP-ve dhe Ndermarrjes se Rritjes se Midhjeve Sarande te behen marreveshje per administrimin e ketyre zonave duke percaktuar qarte kushtet per kryerjen e veprimtarive ne port si edhe kompetencat, detyrimet dhe pergjegjsite e paleve. Ne marreveshje jane percaktuar qarte ruajtja e destinacionit dhe e interesit publik, ruajtja dhe rritja e vleres ekonomike te portit te peshkimit, mbrojtja e mjedisit si dhe kushte te tjera per operim ne porte, te cilat OPM-ja eshte e detyruar t'i respektoje.

U miratua vendimi: "Për miratimin në parim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës ``Për bashkëpunimin Policor".
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje në mes të dy qeverive respektive përfshin një spektër të gjerë të luftes kunder veprimtarisë kriminale që fillon nga krimi konvesncional, vijon me atë të organzuar dhe trafiqet e paligjshme, përfshirë edhe krimin ekonomik e finaciar, si dhe përfundon me prodhimin dhe trafikimin e paligjshme të drogave e substancave psikotrope.
Fusha e bashkëpunimit janë të shumëllojshme: Shkembim informacioni, asistencë teknike e shkencore, asistencë në eksperimentime, shkembim përvoje, ndihmë në firmimin profesional të personelit policor, si dhe ndihmën e ndërsjelltë gjyqësore.
Nënshkrimi i kësaj mërrëvëshje bën të mundur institucionalizimin e bashkëpunimit midis dy vendeve për parandalimin dhe luftën kundër krimit midis dy vendeve tona.

U miratua edhe vendimi "Per perballimin e shpenzimeve te atasheve ushtarake dhe oficereve te forcave te armatosura qe sherbejne ne shtabet e NATO-s".
Forcat e Armatosura po marrin pjese aktivisht ne disa nga aktivitetet e zhvilluar ne kuadrin e NATO-s apo ne operacione nderkombetare. Ne kete kuader eshte miratuar VKM nr. 624, date 21.12.1999 "Per perballimin e shpenzimeve te pales shqiptare, pjesemarrese ne Forcen Shumekombeshe te Europes Juglindore dhe te drejtat e ushtarakeve aktive, pjesemarres ne kete force", por duke u nisur nga intensiteti ne rritje i pjesemarrjes se njesive te Forcave te Armatosura ne aktivitete nderkombetare, eshte e nevojshme qe te rregullohet trajtimi dhe mbulimi i shpenizimeve per ushtaraket shqiptare qe sherbejne ne shtabet e NATO-s. Kjo nisme behet edhe me evidente duke marre parasysh procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike te Forcave te Armatosura dhe duke konsideruar si domosdoshmeri perfaqsimin e Shqiperise ne keto shtabe si rruge e vetme dhe eficente nderlidhese dhe perftuese ne kete proces.
Me qellim permirsimin e punes ne te ardhmen, eshte parashikuar qe Ministria e Mbrojtjes te perballoje shpenzimet publicitare ne interes te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, shpenzimet per pritje te partnereve zyrtare ne vendin prites, shpenzimet per ceremoni zyrtare te karakterit ushtarak ne vendin prites, shpenzimet per pritje te personelit ushtarak te nivelit te larte, shpenzimet per mbeshtetjen e verpimtarive vecanerisht te rendesishme te studenteve ushtarake shqiptare ne vendet perkatese. Permiresimet qe behen ne kete vendim bazohen edhe ne praktiken e vendeve te tjera, anetare te NATO-s per trajtimin e atasheve ushtarake, te perfaqsuesve ushtarake ne shtabet nderkombetare, si dhe ne statusin e ketyre ushtarakeve.

U miratua gjithashtu vendimi: "Për disa shtesa në vendimin nr.726, datë 21.12.2000, të Këshillit të Ministrave, ``Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore".
Vendimi i mësipërm realizon përcaktimin e pagave të punonjësve të nënprefekturave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›