Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, del për të bërë krushqi politikeNga Enver Robelli, suddeutsche.deNë Shqipëri nuk ka patur kurrë më parë një dramë zgjedhore si kjo e tanishmja. Prej ditësh populli po ndjek i lënë mënjanë një leksion të rëndësis
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, del për të bërë krushqi politikeNga Enver Robelli, suddeutsche.deNë Shqipëri nuk ka patur kurrë më parë një dramë zgjedhore si kjo e tanishmja.
Prej ditësh populli po ndjek i lënë mënjanë një leksion të rëndësishëm të demokracisë.
Për herë të parë pas rënies së regjimit komunist përpara pak a shumë dy dhjetëvjeçarësh, njerëzit po përjetojnë zgjedhje të lira, ku çdo votë numërohet.
Në zgjedhjet e mëparshme partitë shpallnin se kishin fituar përpara se të mbylleshin votimet. E më pas kishte përplasje, manipulime, falsifikime e krisma.
Tashmë të dy blloqet politike - demokratët e orientuar djathtas dhe opozita e orientuar majtas - janë në një hap.
Por duket se kryeministrit, Sali Berisha, do i ofrohet mundësia për formimin e një qeverie të re, për shkak se Partia e tij Demokratike mund të jetë forca e vetme më e fortë në parlament.
Nëse Berisha do ia dalë të marrë dhe përfaqësues të së majtës me vete, atëherë ai do të arrijë shumicën. Se a do mundet 65-vjeçari t’ia arrijë kësaj, kjo është e paqartë, por në të shkuarën ai ka patur sukses që të tërheqë në krahun e tij me anë të ofertave sfiduese kundërshtarët e tij.
Për të trazuar opozitën, demokratët deklaruan të mërkurën se kanë fituar 71 mandate, edhe pse nuk ishte bërë i njohur rezultati i zgjedhjeve.
Përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës Berisha kishte përllogaritur një triumf të tijin. Qeveria e tij ka investuar shumë, vetëm në një rrugë të vetme mbi 1 miliard euro, në mënyrë që të nxjerrë zonat e thella nga izolimi. Ai përdori dhe anëtarësimin në NATO në favor të tij e madje dhe kërkesën për anëtarësim në NATO.
Megjithatë, bilanci i Berishës është i turbulluar.
Opozita dhe mediet e kanë akuzuar atë dhe klanin e tij për korrupsion. Në plan të parë janë djali i tij, Shkëlzeni dhe e bija, Argita, që duhet të kenë përfituar nga tenderët e të tjera shërbime publike.
Që këto të provohen nga pikëpamja juridike është e vështirë në këtë vend të Ballkanit, për shkak se drejtësia është një skllave e politikës, dhe autoritari Berisha pështyn me shumë dëshirë helm e flakë ndaj gjykatave.
Në fillim të karrierës së tij në vitin 1991 Berisha shihej si shpresa e vendit ballkanik, të cilin diktatori Enver Hoxha e kishte kthyer për rreth 50 vite në një gulag të Mesdheut.
Si president Berisha shfaqi menjëherë shenja autokratike, manipuloi zgjedhjet dhe e shtypi opozitën e majtë.
Në vitin 1997, kur shumë firma piramidale u rrëzuan dhe kundërshtarët e presidentit kërcënuan me revoltë popullore, ai dha dorëheqjen.
Pas një tentative për puç, ai ngeli në opozitë deri në vitin 2005.
Zgjedhjet e katër viteve më parë ai i fitoi, për shkak se qeveria socialiste nën drejtimin e armikut të tij më të afërt, Fatos Nano, ishte shumë e korruptuar.
Berisha u lind në vitin 1944 në një fshat çobanësh në kufijtë e Kosovës.
Ai studioi mjekësi në Tiranë dhe Paris dhe ishte pjesë e ekipit të mjekëve të udhëheqësit të dhunshëm, Hoxha.
Kardiologu flet frëngjisht, rusisht, anglisht dhe italisht dhe është martuar me një mjeke fëmijësh.
Në rrethin e ngushtë ai është tip që të bën për vete me pasionin për letërsinë dhe formimin e tij, por për publikun e gjerë ai bëhet shpesh një demagog që kritikët e tij i cilëson armiq të shtetit.