Kryeministri sllovak: Nuk u besoj grekëve
Reagimi
Ndërsa qeveria greke pret transhin e parë të paketës 10 miliardëshe të shpëtimit, socialistët e Sllovakisë, që kanë pushtetin në këtë vend, kanë deklaruar se ata nuk do të kontribuojnë menjëherë në këtë paketë ndihme, duke hedhur dyshime mbin aftësinë e Athinës për të bërë përpara me reformat e nevojshme. “Unë nuk u besoj grekëve”, ka deklaruar Kryeministri sllovak para gazetarëve. “Ne duam që të shohim aprovimin e ligjeve konkrete në Parlament, që sanksionojnë shkurtimin e pensioneve, rrogave e marrjen e masave të tjera shtrënguese. Nuk na intereson Greqia, sepse të gjithë duam që të mbrojmë interesat tona kombëtare”, vazhdoi ai. Ndërkaq, duket se barra e vendimit për të paguar shifrën e 8 milionë eurove do t’i bjerë qeverisë së ardhshme.
#