E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet një tonë marijuanë

Një sasi prej 1 tonelate lënde narkotike të llojit canabis sativa (marijuanë) është sekuestruar të enjten nga policia e Shkodrës në plazhin e Velipojës, në një zonë në kufi me Malin e Zi.

Sipas policisë, lënda narkotike prej 1 ton ndodhej në një gomone 200 metra larg bregut pa dalë në det dhe dyshohet se ajo ishte përgatitur të trafikohet në Malin e Zi.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar tre persona, ndërkohe që vazhdojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj linje trafiku të lëndës narkotike me Malin e Zi, që dyshohet se ishte aktive prej kohësh./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›