Kryeministri takim me presidentin e asamblese parlamentare Mignon

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, është takuar në Pallatin e Europës, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon. Presidenti Mignon i shprehu Kryeministrit Berisha urimet për marrjen nga Shqipëria të presidencës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, njëherësh edhe bindjen për suksesin e presidencës shqiptare dhe përmbushjen e objektivave të rëndësishme të saj. Kryeministri Berisha, pasi bëri me dije prioritetet se ku do të fokusohet presidenca shqiptare, theksoi se Shqipëria e sheh këtë si përgjegjësi të lartë, të cilën ajo do ta përmbushë me sukses të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare dhe vendet anëtare. Në konferencën e përbashkët për shtyp zoti Mignon vlerësoi karrierën politike të kryeministrit Berisha. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare tha se motoja e kryesimit do të jetë: “Të bashkuar në diversitet”.