E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane operacion per pastrimin e parave

Përfundon në Tiranë një operacion i përbashkët mes skuadrës së antikrimit financiar të policisë me Prokuorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e pasurive që vinin nga krimi i organizuar. Janë rreth 4 milionë euro vlera e pasurive, që sipas policisë i përkasin shtetasve Shpëtim Kadana dhe Vasil Bajraktari. Kadana rezulton i arrestuar në Itali për akuzën e trafikut ndërkombëtar droge ndërsa Bajraktari i arrestuar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese po në Itali. Për pasuritë e sekuestruara në operacionin koduar Çezar, është vendosur masa e sekuestros preventive. Për detaje të tjera të operacionit pritej një deklaratë për shtyp e drejtorit të policisë së Tiranës Bernard Caushaj, dhe prokuorëve që janë marrë me hetimin e çështjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›