E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton ndryshimet në Qeveri

Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot ndryshimet në qeveri.

Presidenti ka dekretuar shkarkimin e ministrit aktual të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe dekreton shkarkimin e Nasip Naços nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, METE.

Po ashtu sot kreu i shtetit shqiptar ka dekretuar edhe shkarkimin e Petrit Vasilit nga kreu i Shëndetësisë.

Vendin e zotit Haxhinasto do ta zërë Edmond Panariti, zoti Vangjel Tavo do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe zoti Flamur Ndoka do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Qeveria shqiptare nisi valen e ndryshimeve pas votimit të ish-ministrit të Brendshëm Bujar Nishani si kreu i shtetit, detyrë që do ta marrë në muajin Korrik.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›