E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza shkurton ndihmen ndaj vendeve te varfera

Kriza e borxheve ne vendet europiane ka ndikuar edhe ne shkurtimet e qeverive ne ndihmën që ata jepnin për vendet e varfëra.
Ky është reduktimi i parë domethënës në buxhetet e ndihmës të vendeve e europiane në dekadën e fundit.
Përqindja më e madhe e shkurtimeve në vitet 2010-2011 u bë nga dy vendet që u prekën më shumë dhe të parat nga kriza e borxheve, Spanja dhe Greqia. Në këto vite, Spanja shkurtoi buxhetin e ndihmës me rreth 3%.
Raporti më i fundit thotë se masat shtrënguese në Europë, kanë një impakt edhe në programet e shpëtimit te vendet e zhvilluara kundrejt atyre në zhvillim apo edhe të varfëra.
Tre donatorët më të mëdhenj në Europë janë Gjermania me 0.39% të të ardhurave kombëtare, Britania e madhe me 0.55% dhe Franca me 0.42%.
Një prej autoreve të këtij raporti, Adrian Lovett thote se vendet që do tëe preken në mënyrën më të rëndë nga këto shkurtime janë shtetet e varfra afrikane. Ai tha se vendet më të prekura do të jenë Mozambique, Tanzania dhe Malaui.
Autori i raportit thote se Gana në të kaluaren ka patur një sasi të konsiderueshme ndihmash, por sërish ky vend ka nevoje për ndihmë. Lovett thote se duhet bërë ndryshimi ndërmjet ndihmës emergjente për urinë dhe ndihmës afatgjatë të zhvillimit.
Raporti publikohet si pjesë e një fushate lobuese nga agjencitë e ndihmës, ndërsa liderët europianë nisin negocitatat për buxhetin e ardhshëm 7 vjecar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›