Kryeministri, takime me kreret e partive politike
Berisha gjate vizites se tij dy ditore ne Kosove, zhvilloi takime me te gjithe drejtuesit e partive te vogla te vendit fqinje. Keshtu kryeministri zhvilloi nje takim me kryetarin e Partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj. Gjate takimit, Berisha shprehu mirenjohjen e tij ndaj udheheqjes politike te Kosoves dhe ndaj Haradinaj, per kontributin e tyre te cmuar, te madh dhe historik ne lirine dhe pavaresine e Kosoves. Nga ana e tij, Haradinaj falenderoi Berishen per kontributin e tij ne procesin e pavaresise se Kosoves dhe ne procesin e njohjes se saj, si dhe per ndertimin e "aortes" se kombit, rrugen Durres -Kukes. Po dje, Berisha zhvilloi ne Prishtine takime te ngrohta edhe me Nexhat Dacin, kryetar i Lidhjes Demokratike te Dardanise dhe Behxhet Pacollin, kryetar i Partise Aleanca per Kosoven e Re. Gjate takimeve u fol edhe per procesin zgjedhor lokal ne Kosove dhe kryeministri, shprehu deshiren dhe bindjen e tij se procesi i ardhshem zgjedhor ne zgjedhjet lokale ne Kosove, do te jete ne lartesine e dinjitetit dhe aspiratave dhe maturise demokratike te qytetareve te Kosoves.