E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndal djegies se fleteve te votimit, hetim per kutite"

Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Koordinimin, Fatmir Xhafaj, permes nje letre drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i kerkon ndalimin e procedurave per djegien e kutive per sa kohe qe opozita konteston rezultatin. Letra drejtuar institucionit, i cili merret me administrimin e zgjedhjeve, erdhi pas deklarates se kreut te KQZ, Arben Ristani, i cili njoftoi se deri me 15 nentor, nese do te duhen kuti per zgjedhjet e pjesshme vendore, do te perdoren ato te zgjedhjeve te 28 qershorit. "Ne interes te nje gjykimi dhe vleresimi me te plote, mbi disa aspekte te procesit zgjedhor te dates 28 qershor 2009, ne interes te permbushjes se rekomandimeve te OSBE/ODIHR, pas zgjedhjeve te fundit per Kuvendin e Shqiperise, PS i kerkon KQZ qe sa kohe nuk ka asnje rrethane apo shkak objektiv qe do ta detyronte te procedonte, sipas nenit 178 te Kodit Zgjedhor, te mos fillonte me procesin e hapjes se kutive te votimit dhe atyre te materialeve te votimit te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009", shkruhet ne letren e Fatmir Xhafaj. Kjo leter i eshte derguar gjithashtu dhe prezences se OSBE, delegacionit te KE-se dhe ambasades amerikane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›