E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te dhenat publik te masakrave ne Siri

Ministria e Jashtme bëri me dije sot përmes një deklarate për shtyp se Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA-së dhe NATO-s për t’i dhënë fund masakrave në Siri. 

“Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria - ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, - ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, theksohet në këtë deklaratë.   Sipas diplomacisë sonë, të dhënat e fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, duhet të vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme ndaj këtyre veprimeve barbare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›