Policia e Tiranes kontroll ne mbi 300 automjete

Policia e Tiranës ka organizuar mbrëmjen e të premtes kontrolle të befasishme me anë të postblloqeve të lëvizsshme në hyrje-daljet e kryeqytetit dhe kryqëzimet kryesore.
Në planin e masave kanë marrë pjesë forcat e rendit të komisariateve, reparti “Shqiponja” dhe policia rrugore.
Sipas burimeve është ushtruar kontroll në mbi 300 automjete, për të dyshuar si persona në kërkim, apo për armëmbajtje pa leje, si edhe për verifikimin e dokumentacionit shoqërues të mjeteve.
Të njëjtat burime thanë se janë shoqëruar rreth 13 persona, nga të cilët dy janë arrestuar për vjedhje, ndërsa janë gjobitur për mungesë të dokumentacionit drejtuesit e rreth 10 automjeteve.