Situata Berisha Te tejkalohet vendimmarrja e OKB-se per nderhyrjen ne Siri

Ne nje status ne profilin e tij ne Facebook, Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar situates ne Siri, kerkon tejkalimin e vetos se Keshillit te Sigurimit. Ne nje kohe kur Rusia dhe Kina kundershtojne nderhyrjen ushtarake ne Siri, kryeministri shqiptar thote se kjo eshte e vetmja rruge per te mbrojtur OKB-ne dhe Karten e saj universale. Berisha shkruan se diktatori sirian al-Assad, ka perdorur gazin, nervin dhe ka helmuar per vdekje mbi 1400 femije, gra, burra, civile te pambrojtur ne lagjet e Damaskut. OKB, sipas Berishes duhet te shnderrohet ne mburoje boterore te regjimeve mizore diktatoriale.
Mesazhi i Kryeministri Berisha në Facebook: Te dashur miq, deri sa te perdoret veto ne Keshillin e Sigurimit per te mbrojtur regjime kasapesh ndaj kombeve te tyre, rruga e vetme per te mbrojtur OKB-ne dhe Karten e saj universale eshte tejkalimi i vetos se KS, ndeshkimi shembullor i atyre qe kryejne krime kunder njerezimit, genocide me arme te shfarosjes ne mase apo mjete te tjera. Siç faktojne prova shume te qarta, diktatori sirian al-Asad, ka perdorur gazin nervin dhe ka helmuar per vdekje mbi 1400 femije, gra, burra, civile te pambrojtur ne lagjet e Damaskut. Ne mungese te ndeshkimit te tij, OKB me Keshillin e Sigurimit te saj do te shnderrohej ne mburoje boterore te regjimeve mizore diktatoriale. Prandaj ne besojme se SHBA, si vendi me pergjegjesi kryesore per paqen dhe sigurine ne bote, por edhe vendet e tjera te lira, kane te drejte dhe duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre dhe Karten universale te OKB-se mbi veton arbitrare te KS dhe t'i japin vendosmerisht ndeshkimin e merituar regjimit te Sadamit te ri qe perdori gazin kunder qytetareve te vet. sb