E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri turk i kundërvihet Perëndimit

ANKARA- Kryeministri turk Erdogan i është kundërvënë perëndimit duke thënë se po e trajton Iranin në mënyrë të padrejtë për programin bërthamor, madje sipas tij fuqitë e mëdha po zbatojnë standarte dyfishe.

Erdogan tha për të përditshmen britanike ‘The Guardian’, se frika e perëndimit që Irani dëshiron të prodhojë bombë bërthamore, bazohet në thashetheme.
Komentet e tij u beënë pak pasi një ekip i vëzhguesve të OKB-së mbërriti ne Iran dhe po vëzhgon një impiant sekret të pasurimit të uraniumit në qytetin Qom.
Erdogan pritet të shkojë edhe vetë në Teheran për bisedime me presidentin Iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Sipas Erdogan opsioni per sulme ushtarake ndaj Iranit, është cmenduri. Presidenti turk tha se shumë shtetë që ngrihen kundër Iranit, që ai të mos ketë arsenalin e vet berthamor, përfshi dhe gjithë anëtarët e përhershëm të KS, kanë armë të tilla për vete.

‘Ka një lloj qëndrimi që nuk është i ndershëm, sepse ata që akuzojnë Iranin për armë bërthamore kanë infrastruktura shumë të forta nukleare për vete, - tha Erdogan.
Komentet e Erdogan janë një goditje për Aleancën e fuqive të mëdha që po përpiqen të imponojnë një propozim të ri për programin Iranian të uraniumit. Ata kërkojnë që Irani brenda vitit të dërgojë uraniumin e pasuruar në Rusi, që të rikthehet më pas në vend në formën e karburantit për energji. Këtë plan të ri të rënë dakord mes Francës, Rusisë dhe SHBA-ve, Irani e hedh kategorikisht poshtë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›