Maqedoni-Australi, marrëveshje për sigurim social
SHKUP- Kryeministri Nikolla Gruevski pritet të nënshkruajë marrëveshjen për sigurim social me homologun e tij australian Kevin Rid, në kuadër të vizitës së tij në Australi. Marrëveshja u jep mundësi mërgimtarëve të Maqedonisë të fitojnë të drejtën e pensionit edhe në vendin e tyre.
"Këtë marrëveshje e negociojmë prej më shumë se dy vjetësh. Nuk shkoi lehtë, por kjo ishte për mua projekt i madh dhe i rëndësishëm. E vendosa në prioritetet e punës sime dhe tani duhet të jetë kurora nënshkrimi i saj", tha Gruevski. Pas nënshkrimit të sotëm, marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve.
Një marrëveshje të tillë kryeministri Gruevski e nënshkroi përpara dy muajsh edhe me Kanadanë.
(e.n/BalkanWeb)