E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Besa, Muka: Për ne, ndeshja e sezonit

TIRANE- Tirana do të kërkojë të mërkurën të përmbysë humbjen 2-0 të pësuar dy javë më parë në Kavajë, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Devi Muka nuk beson se kavajasit do të bëjnë një lojë mbrojtëse, ndërsa vetë premton se do të hedhë në fushë 4 futbollistë sulmues, duke tentuar me çdo kusht kalimin e turit. “Duke parë si kanë ardhur gjërat, për ne kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, pasi vetëm në Kupë shpresojmë të tifojmë trofe, - tha Muka për Neës 24. – Do të jetë një ndeshje e vështirë si për ne edhe për Kavajën, sepse luajmë në një terren tepër të rënduar”. Edhe pse përballen dy prej ekipeve më të forta të kampionatit, ndeshja Tirana-Besa do të luhet pa tifozë, gjë që sipas Mukës ndikon jo pak në fushë. “Pa tifozë nuk ka sport dhe kjo është ajo që duhet të kuptojnë të gjithë ata që e morën këtë vendim për të na dënuar. Se hynë dy tifozë në fushë në ndeshjen me Dinamon nuk kanë faj të tjerët, kështu që mendoj se ka qenë një vendim i nxituar”, deklaroi tekniku i ri i bardhebluve. Tirana është ankuar jo pak këtë sezon për gjyqtarët, por trajneri i Tiranës Devi Muka, pret që këtë herë gjyqtarët të mos bëhen përcaktues në fatet e takimit. “Këta janë arbitrat, ne nuk kemi çfarë të bëjmë, - thotë Muka. – Unë nuk jam marrë kurrë me ta, por duke parë se kjo ndeshja Tirana-Besa është shumë e rëndësishme për fatet e të dyja skuadrave, shpresoj që arbitrat të jenë në lartësinë e situatës dhe të mos ndikojnë në rezultat. Pres që edhe Federata të marrë masa për këtë”, shton ai. Ndeshja e kthimit për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, Tirana-Besa, do të luhet ditën e mërkurë në orën 13.30.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›