Kryeministri zgjedh Elbasanin, per te festuar Diten e Veres
Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje qytetin e Elbasanit, me rastin e Diten e Veres, feste tradicionale kombetare e simbolizmit te ardhjes se pranveres. Fillimisht, kryeministri vizitoi panairin e Dites se Veres, nje aktivitet i pervitshem ne kete dite, duke u ndalur ne te gjitha stendat, ku kompani dhe firma te ndryshme nga Qarku i Elbasanit kane ekspozuar produktet e tyre. Ne stenden e Qarkut te Elbasanit, kryeministri Berisha u njoh nga ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ardian Turku me planin urbanistik te ketij qyteti. Me pas, kryeministri Berisha beri nje shetitje ne shetitoren kryesore te qytetit, ku u takua me qytetare te shumte dhe i uroi atyre Diten e Veres, nje feste tradicionale qe qyteti i Elbasanit ia ka dhuruar tashme gjithe Shqiperise. Ne kete vizite, kryeministri shoqerohej dhe nga ministri i Jashtem Lulzim Basha, ministri i Kultures, Ardian Turku, drejtues te pushtetit vendor etj. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha pershendeti te gjithe biznesmenet e qytetit te Elbasanit, por edhe te rretheve dhe qarqeve te tjera qe sot ekspozojne prodhimet e tyre ne kete panair, i cili gjithnje e me shume po behet panair i nje rendesie kombetare. "Pershendes te gjithe qytetaret e Elbasanit dhe i uroj atyre gezuar Diten e Veres. Siguroj biznesmenet e Elbasanit dhe mbare Shqiperise, se qeveria do te mbeshtese fuqishem perpjekjet per suksesin e bizneseve te tyre, se qeveria do te vazhdoje krijimin e lehtesirave te tjera per biznesin dhe se do te marre cdo mase, ne menyre qe kriza e rende ekonomike boterore te kete pasoje sa me te vogla ne ekonomine shqiptare", tha Berisha.