Certifikate mirenjohjeje per ambasadorin italian, D'Elia
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, i dorezoi dje ambasadorit italian certifikaten e Mirenjohjes, per ndihmen e dhene te lenduarve ne tragjedine e Gerdecit, nje vit me pare. Ministrja Godo, ne nje ceremoni te organizuar ne Ministrine e Shendetesise, i percolli falenderimet e perzemerta ambasades italiane, ne emer te punonjesve te shendetesise si edhe popullit shqiptar, me ane te certifikates se mirenjohjes. "Gatishmeria e vazhdueshme per trajtimin e te prekurve nga tragjedia e Gerdecit, qe ne momentet e para edhe sot, ne spitalet e vendit fqinj, eshte nje pune kolosale dhe humane, e cila meriton mirenjohjen tone te thelle", u shpreh Godo. Ambasadori italian D'Elia, nga ana e tij ne emer te shtetit italian, e falenderoi ministren dhe shprehu gatishmerine ne vazhdimesine e bashkepunimit mes dy vendeve tona ne fushen e shendetesise. Nje pike e diskutimit, ishte zgjerimi dhe venia ne jete e marreveshjes se nenshkruar ne vitin 2007 mes Ministrise se Shendetesise shqiptare dhe asaj italiane, marreveshje e cila konsiston ne shkembimin e eksperiencave dhe trajtimin e stafit mjekesor ne vendin fqinj, si edhe te nje asistence per nevojat e shendetesise sone..
Fushata
Muaji prill, koha kur do te zhvillohen zgjedhjet per postin e kryetarit demokrat ne Tirane. Gati funksionimi i procesit
Fushata
Muaji prill, koha kur do te zhvillohen zgjedhjet per postin e kryetarit demokrat ne Tirane. Gati funksionimi i procesit