E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton kandidatin per deputet ne Qarkun e Beratit, Fidel Yllin

Kucove-Socialistet kane bere publik emrin zyrtar te kandidatit per deputet qe do te jete ne liste, per Qarkun e Beratit. Keshtu, strukturat e PS-se se rrethit te Kucoves zhvilluan nje takim per t'u njohur me aktivitetin e deges dhe prezantimin e Fidel Yllit, i cili eshte kandidati i pare per deputet ne kete qark i mbeshtetur nga PS. Emri i Fidel Yllit, kishte dite qe diskutohej ne qarqet politike te majta te ketij qarku, por vete Ylli ka thyer dje heshtjen duke u vetedeklaruar si kandidati i PS-se per kete qark, ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ylli ka folur ne takimin e zhvilluar me drejtuesit kryesor te strukturave roze ku dhe ka kerkuar votat jo vetem nga te majtet, por edhe te te djathteve duke u shprehur se tashme ka ardhur koha e bashkimeve te medha mbi partite politike per te ardhmen e vendit. "Une jam sot ketu, per te deklaruar se jam nje nga kandidatet e majte per zgjedhjet e qershorit ne Qarkun e Beratit, pasi dhe origjina ime i perket ketij qarku. Nen mbeshtetjen e miqve te mi, une pranova te kandidoj, pasi shoh qe vendi i prejardhjes time eshte lene krejt pas dore, duke u pare si bastion i se majtes, vetem per marrjen e votave". Me pas kryetari i G99, Erjon Veliaj ne fjalen e tij deklaroi se partia qe ai drejton do te jete pjese e koalicionit te majte ne zgjedhjet e qershorit, ai e quajti koalicionin e madh qe do te sjelle ndryshimin. Simbolika e festes se veres mund te quhet me se miri, simbolika e ndryshimit dhe ky ndryshim duhet te vije me vote ne daten 28 qershor, u shpreh Veliaj. Ai i beri thirrje te rinjve te jene pjese e politikes, pasi vetem duke u bashkuar do te mund te rrezojne nga pushteti, politiken e vjeter qe perfaqeson Berisha.

Meta, deputeti i Skraparit per 17 vjet, tani ne Tirane

Per 17 vite me radhe, deputet i Skraparit ka qene Ilir Meta, kreu aktual i Levizjes Socialiste per Integrim. Me se shumti me siglen e Partise Socialiste dhe mandatin e fundit nen siglen e LSI, duke qene dhe kryetari i saj, Meta ka kontribuar per vendlindjen e tij ne Kuvendin e Shqiperise, per te marre vendimin pak kohe me pare, per te qene ne listat shumeemerore te kryeqytetit dhe duke ia lene kete zone nje tjeter emri, qe sipas tij do te jete me se i denje per te kontribuar per Skraparin. Tashme do t'u duhet te perballen me socialistin Fidel Ylli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›