E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavale dhe fabula per krizen

ELBASAN- Dita e Veres e shnderroi dje Elbasanin, ne qytetin me te populluar nga qytetare, jo vetem te ketij rrethi, por edhe nga qytete te tjera si Korca, Fieri, Kavaja, Durresi, Tirana, Shkodra dhe Vlora. Madje mund te gjeje qytetare qe kishin udhetuar nga Gjirokastra e larget dhe Tepelena. Ftesa e miqve dhe te afermve ne kete dite te shenuar, ka vazhduar si tradicionalisht dhe simboli i kesaj feste ishte dhurata me e perhapur ne kete dite te Pranveres.

Festimet kane filluar qysh ne mengjes, kur me te vegjlit kane provuar veten ne nje kros ne te gjithe bulevardin, per te vazhduar me karnavalet e shkollave 9-vjecare te qytetit. Kane qene pikerisht femijet, ata qe e kane perjetuar parakalimin e grupeve te maskuara me fabul dhe me nje qellim te caktuar per te bere pershtypje tek komisioni. Ne kete parakalim kane marre pjese edhe shkolla nga fshatrat, duke sjelle madje fabula te bukura te kohes me ane te personazheve kafshe, por edhe simboleve te Dites se Veres. Kete vit ka bere pershtypje tek femijet edhe kriza ekonomike, duke marre nje fabul te vecante nga shkolla "Jeronin De Rada".

Me pas vizitoret kane marre pjese edhe ne panairin e hapur posacerisht per kete feste, i quajtur "Dita e Veres 2009". Festa ka vazhduar me dreken tradicionale, piknikun e mijera qytetareve, qe kane pushtuar kodrat perreth Elbasanit dhe me argetimin e femijeve.

Deri ne mbremje vone, te gjithe kane festuar duke perfituar nga nje dite e ngrohte. Policia kishte organizuar postblloqe te vecanta per te shmangur incidentet dhe trafikun, ndersa nuk eshte shenuar asnje problem apo ngjarje.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›