Kryeministri zoti Fatos Nano, ka prezantuar disa nga anetaret e Kabinetit Qeveritar ne Ministrite perkatese. Ne Ministrine e Jashtme, Kryeministri perpara stafit te ketij dikasteri ka bere prezantim

Kryeministri zoti Fatos Nano, ka prezantuar disa nga anetaret e Kabinetit Qeveritar ne Ministrite perkatese.
Ne Ministrine e Jashtme, Kryeministri perpara stafit te ketij dikasteri ka bere prezantimin e ministrit te jashtem zotit Ilir Meta.. Gjate takimit Kryeministri ka vleresuar si prioritet kryesor veprimtarine e dikasterit qe zoti Meta do te drejtoje duke theksuar se qeveria do te mbeshtese punen e diplomateve shqiptare dhe orientimin e tyre per tu bere pjese aktive e proçese integruese te Shqiperise.
Kryeministri eshte shprehur se roli i diplomacise duhet te kontriboje per nje politike te jashtme rajonale dhe integrim duke menaxhuar politika me "agresive" per te dobesuar ato pjese qe deformojne imazhin e Shqiperise.
Si komponent i rendesishem eshte konsideruar edhe perfshirja ne proceset integruese dhe bashkeatdhetaret tane kudo qe ndodhen duke qene nje force dhe ze me shume ne politiken e jashtme shqiptare.
Gjate takimit ne Ministrine e Rendit Publik, Kryeministri Nano ka prezantuar Ministrin e ri zotin Luan Rama, duke theksuar angazhimin e qeverise per te mbeshtetur strukturat policore ne luften under kriminalitetit dhe trafiqeve te cdo lloji duke synuar progres.
Kryeministri ka kerkuar nderprerjen e trysnise qe krimi dhe trafikantet ushtrojne mbi strukturat e rendit duke theksuar se ne polici nuk duhet te kete vend per individe te korruptuar, te paafte dhe te lidhur me boten kriminale. Duhet sipas tij te garantohet jeta, qetesia publike dhe rendi kushtetues ne menyre qe te rritet besimi tek policia jo vetem i te gjithe faktoreve te brendshem por dhe i organizmave nderkombetare etj.
Gjithashtu gjate dites se sotme Kryeministri zoti Fatos Nano ka prezantuar ne Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacioneve kreun e ketij dikasteri, zotin Spartak Poçi Kryeministri ka shprehur vemendjen qe do t'i kushtohet transportit te te gjithave llojeve, atij rrugor, hekurudhor, detar si dhe ajrore duke permendur ne detaje prioritetet perkatese qe do te garantojne ndryshime te dukshme ne infrastrukturen e transportit shqiptar. Duke u ndalur ne fushen e telekomunikacionit zoti Nano ka permendur shtrirjen dhe funksionimin me dinamik te telefonise celulare, internetit si dhe privatizimin e Albtelekomit, duke nxitur politika efektive ne fushat perkatese.
Ne Ministrine e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit ka zhvilluar takimin e pare prezantues te Ministrit zotit Ben Blushi nga Kryeministri i Shqiperise zoti Fatos Nano.
Gjate fjales se tij zoti Nano eshte shprehur per rendesine qe ka Decentralizimi i Pushtetit Vendor per implementimin e standarteve funksionuese ne te gjitha nivelet e qeverisjes vendere si dhe rritjen e inisiatives se pushtetit lokal. Me pas kreu i qeverise eshte ndalur ne rendesine e qe ka ligji i sherbimit i gjendjes civile si dhe informatizimi i tyre si pjese e integrimit te komuniteteve dhe administrimit te levizjes se popullsise.