E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ne mesdite, Zevendeskryeministri Ilir Meta beri prezantimin e Ministres se re te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj. Pasi vleresoi punen e ministrise dhe te ish-ministrit Gjinushi ne ka

Sot ne mesdite, Zevendeskryeministri Ilir Meta beri prezantimin e Ministres se re te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj. Pasi vleresoi punen e ministrise dhe te ish-ministrit Gjinushi ne kapercimin e disa problemeve te akumuluara sociale, zoti Meta beri nje parashtrim te shkurter te programit te ri te qeverise Nano, duke nenvizuar dimensionin ekonomiko-social.
Me pas ai vleresoi ministren e re Leskaj si "nje personalitet te shquar te shoqerise civile" dhe deshmi te dimensionit te kabinetit te ri qeveritar.
Ministre e Punes dhe Ceshtjeve Sociale Valentina Leskaj pasi falenderoi Zevendeskryeministrin per vleresimin dhe detyren, u zotua per perkushtim maksimal. Ne nje lloj menyre kjo eshte ministri e njerezve nen nevoje, tha Leskaj. Administrata shteterore duhet t'u sherbeje me respekt dhe dinjtet. Me poshte ministrja e re theksoi se krahas zhvillimit te tregut te punes, rritjes se mases se pensioneve, duhet qe te ulim informalitetin ne keto fusha, te shmangim riciklimin e problemeve sociale, duke parandaluar lindjen e tyre. Zonja Leskaj kerkoi nje ridimensionim te marredhenieve te ministrise me organizatat joqeveritare mbi nje koncept te ri, duke i pare ato si partnere me pontenciale te medha dhe komplomentare ne sherbimet sociale e me gjere. Sipas Ministres se re, sherbimet sociale duhet te shtrihen me gjere, duke zbutur disbalancimet rajonale qe vihen re.
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale do te vazhdoje reformat ne fushen sociale, ne sistemin e pensioneve dhe ne zhvillimin e tregut te punes me synimin qe qytetareve shqiptare t'u krijohen mundesite per nje jete me te mire dhe nivel jetese me te larte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›