Presidenti Topi ngushëllon familjarët e ish-zëvendësministrit të Rendit, Astrit Mehja

18 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, u shpreh ngushëllimet familjarëve të ish-zëvendësministrit të Rendit, Astrit Mehja, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 56-vjeçare.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Astrit Mehja,
Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Astritit tuaj të dashur! Më lejoni që, në këto momente të vështira për ju, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndaj dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë!
Humbja e njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Astrit Mehjës, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Edhe njëherë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” - përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit Topi.