Klosi-Berishës: Bëhu burrë shteti e hap kutitë
Këtë fakt, e ka pohuar gjatë një konference shtypi, deputeti Blendi Klosi, i cili ka theksuar se në këto shtatë muaj, maxhoranca e ka shpenzuar me bilanc zero.“I kujtojmë Sali Berishës se për shkak të krizave të shkaktuar prej tij, reformat thelbësore kanë mbetur ne vend, ashtu siç është bllokuar edhe procesi i integrimit evropian dhe i liberalizimit të vizave për të njëjtin shkak”, tha ai gjatë një konference për mediat. Ai shtoi se ashtu si në mandatin e parë edhe në nisje të këtij mandati, Sali Berisha e ka e ka katandisur Shqipërinë në Republikën e Korrupsionit Shtetëror, prej nga e cila përfitojnë vetëm familjarët e oborrtarët e Kryeministrit.“Në krye të këtyre 7 muajve, mbushur me sulm e diversion ndaj opozitës, i kujtojmë Sali Berishës se deri në momentin që ai për një herë të vetme në karrierën e tij politike, do të bëhet BURRË SHTETI e do të bindet se duhet t’i hapë rrugë hetimit të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit, bojkoti dhe protestat popullore të Partisë Socialiste nuk do ndërpriten për asnjë çast, ashtu sikurse nuk do të ndërpritet mandati i askujt prej deputetëve të saj”, tha më tej.