E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Djali i Arta Dades i lidhur me trafikun e drogës

 Sipas PD-së, Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit. “Në këtë foto, shohim qartë 2 koli, pra 2 pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njeriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës”, tha zëdhënësja, Erla Mëhilli. Ajo shtoi se “Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja për Drejtësi”. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është  gjë tjetër, veçse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›